Agim Canaj është futur në analizën taktike. Trajneri vazhdon të flasë për derbin në emisionin “Pressing” në ABC News dhe thekson se kjo përballje do të ketë gola.
“Qarkullimi i topit është shumë i rëndësishëm në minutat e para të ndeshjes. Derbet kanë adrenalinë të veçantë, kjo ndikon që lojtarët të dalin ndonjëherë nga detyrat taktike. Tirana është një skuadër që në dy ndeshjet e fundit ka pësuar gol, por ka ditur të kthejë atmosferën negative, duke barazuar dhe kthyer ndeshjen.
Ka një skuadër ofensive dhe të egër para, por lënë hapësira pas dhe mund të goditen. Kanë probleme në krahët e mbrojtjes, aty janë goditur. Do të jetë edhe një lojë trajnerësh. Tirana ishte e vrullshme ndaj Kukësit, dominoi minutat e para, ka luftuar fort për topin e parë.
Partizani ka shfaqur mangësi në sulm, ka lëvizje pozicionesh që nuk kanë gjetur fytyrën e vërtetë në sulm. Cilësia është në skuadër, por mungon ekuilibri mes reparteve. Do të jetë një derbi që, për mendimin tim, do të ketë gola“, deklaron Canaj. /abcnews.al