Timo Werner po shkëlqen me Leipzig dhe shumë klube të njohura europiane janë gati të shpenzojnë për sulmuesin gjerman. 23-vjeçari ka shënuar 27 gola deri në këtë fazë të sezonit dhe po ndihmon skuadrën e tij në kampionat e Champions League.
Leipzig po lufton fort për fitimin e titullit kampion dhe është me një këmbë në çerekfinalet e Champions. Liverpool është një prej skuadrave që interesohen për të dhe Jurgen Klopp e do me çdo kusht në “Anfield”.
Mundo Deportivo raporton se Werner ka një klauzolë largimi prej 60 milion euro dhe fundi i sezonit do sjellë tranferimin e tij në Premier League te “The Reds”. Vetë lojtari nuk e ka fshehur dëshirën për të punuar me një trajner si Jurgen Klopp, të cilin e konsideron ideal për karakteristikat e tij. /abcnews.al