Greqia ka regjistruar tre raste të konfirmuara me koronavirus.
Mediat greke raportojnë se pas dy rasteve në Selanik, gjatë ditës së sotme është konfirmuar edhe një tjetër rast në Athinë.
Bëhet fjalë për një grua 40 vjeçare, e cila po kurohet në spitalin e Atikas, në Athinë.
Dy rastet në Selanik ishin një grua 38 vjeçare dhe vajza e saj, të cilat janë jashtë rrezikut për jetën.
Për shkak të virusit Greqia anuloi festat e karnavaleve në të gjithë vendin duke iu trembur rritjes së numrit të të prekurve. /abcnews.al

