Intervista e pazakonte: Gazetarja e Abc News përplaset me kreun e opozitës serbe për genocidin dhe liderët e Kosovës

schedule22:00 - 26 Shkurt, 2020

schedule 22:00 - 26 Shkurt, 2020

Lideri i opozitës serbe Borko Stefanoviç pati një intervistë të pazakontë me gazetaren e Abc News Linda Karadaku gjatë puntatës së fundit të emisionit “Ballkan”.

Stefanoviç u pyet “pa dorashka” nga gazetarja e Abc Neës në lidhje me genocidin serb në Kosovë si edhe qendrimet e tij ndaj ngjarjeve të tmerrshme të luftës. Stefanoviç pranoi se serbët kishin kryer krime lufte në Kosovë, por jo se atje ishte kryer genocid ose ajo fjala me “GJ” siç preferoi ai ta quantë fjalën GENOCID.

Ndër të tjera, Stefanoviç tha

Janë dhjetra njerëz që janë dërguar në tribunalin e Hagës në dekada dhe njerëzit mendojnë, kjo është eficente, ne bëmë atë që duhet të bënim, na duhet të pastrojmë emrin, por kjo bisedë e vazhdueshme boshe që në fakt nuk do të thotë asgjë…në fakt më kujtohen elitat tona të mëparshme që shkonin rreth e qark nëpër rajon dhe thoshin, na vjen keq, por rezultati nuk ishte ai që prisnim.

Nuk kishte reagim nga pala tjetër, për të thënë që hajde të pastrojmë oborrin tonë, le të fillojmë të gjithë të gërmojmë pisllëqet tona, por jo.

Rezultati ishte, ju thamë, serbët kryen gjenocid. Edhe ju e thatë para një minute se kishte gjenocid. Nuk kishte gjenocid në Kosovë.

Fjala me Gj për ne, vecanërisht për ne, është një fjalë shumë e madhe për shkak të përvojave të tmerrshme të luftës së dytë botërore dhe ne nuk duam të luajmë me atë fjalë“.

Ndiqni intervistën e plotë

Abc News: Do t’iu pyes ju sic do të pyesja në fakt këdo këtu në Beograd, këdo në Serbi, a ndjeni ndonjë pendesë lidhur me atë që kanë bërë shteti serb, policia, ushtria, paramilitarët, në Kosovë?  Pse nuk shohim ende ndonjë politikan të lartë serb nga partitë në pushtet apo nga opozita, që të dalë dhe të thotë publikisht, ne e bëmë, na vjen keq, ne kryem krime në Kosovë, gjenocid, mijëra të vrarë, të dhunuar,  dhe të dëbuar nga tokat e tyre.

Po kishte krime lufte dhe krime të tmerrshme të kryera nga forcat serbe, dhe shumë politikanë në Serbi në dy dekadat e fundit shprehën pendesën e tyre dhe duhet të themi si një vend, si shtet, si shoqëri  duhet ti dënojmë ato gjëra.

Ndodhi, ndoshta nuk ishte para syve të publikut në Shqipëri, vecanërisht jo në Kosovë, sepse në Ballkan kur bën gjëra si këto dhe ne i bëmë këto gjëra, edhe ndaj Kroacisë, edhe ndaj Bosnjës, edhe presidenti Tadiç si kryetar i shtetit kërkoi shumë herë falje, pendese, ndaj fqinjëve tanë.

Abc News: Më vjen keq tiu ndërpres, por po pyesja sepse zoti Vucic, presidenti aktual i Serbisë mohoi masakrën e Recakut dhe reagimi I tij nuk kishte të bënte fare me pendesë apo për të thënë, ne e kryem krimin dhe na vjen keq. Ishte krejt e kundërta.

E kuptoj, e kuptoj, është edhe ana tjetër e monedhës. Ne në Serbi kemi nxjerrë në gjyq shumë nga personat drejtues në polici, në ushtri, nga luftërat në vitet 90’, përfshi edhe luftën e Kosovës.

Dhe janë dhjetra njerëz që janë dërguar në tribunalin e Hagës në dekada dhe njerëzit mendojnë, kjo është eficente, ne bëmë atë që duhet të bënim, na duhet të pastrojmë emrin, por kjo bisedë e vazhdueshme boshe që në fakt nuk do të thotë asgjë…në fakt më kujtohen elitat tona të mëparshme që shkonin rreth e qark nëpër rajon dhe thoshin, na vjen keq, por rezultati nuk ishte ai që prisnim.

Nuk kishte reagim nga pala tjetër, për të thënë që hajde të pastrojmë oborrin tonë, le të fillojmë të gjithë të gërmojmë pisllëqet tona, por jo.

Rezultati ishte, ju thamë, serbët kryen gjenocid. Edhe ju e thatë para një minute se kishte gjenocid. Nuk kishte gjenocid në Kosovë.

Fjala me Gj për ne, vecanërisht për ne, është një fjalë shumë e madhe për shkak të përvojave të tmerrshme të luftës së dytë botërore dhe ne nuk duam të luajmë me atë fjalë.

Krime lufte po, krime të tmerrshme po, por gjenocid…le të jemi realistë, është pak si e ekzagjeruar. Nuk ka absolutisht asnjë element që mund të provojë apo konfirmojë se kishte dicka afër gjenocidit në Kosovë.

Dhe e mbështes absolutisht këtë që po them si jurist, si politikan, jo si serb. Le të përpiqemi ta mënjanojmë këtë sepse ka shembuj nga Evropa, shembuj nga Armenia që ne të gjitha mund të përfundojmë në një konflikt të ngrirë, urrejtje dhe vende me një cështje.

Dhe po e them këtë si një njeri që nuk është në qeveri. Ne nuk do ta pranojmë kurrë se jemi nxënësit e këqinj në klasë dhe të fajësohemi për gjithcka që ndodhi në vitet 90’. Mendoj se është e drejtë të thuhet.

Abc News: Ne mund të biem dakord që të mos biem dakord zoti Stefanovic, por nocioni i gjenocidit është përpjekja sistematike për të zhdukur një komunitet apo një komb dhe kjo është bërë në Kosovë nga qeveria serbe, shteti serb i kohës dhe është provuar si e tillë.

Ku është provuar gjenocidi?

Abc News: Gjatë gjykimit të Milloshevicit.

Kush e provoi?

Abc News: Është pjesë e aktakuzës kundër tij.

Ishte pjesë e aktuakuzës?

Abc News: Po, por ai vdiq për fat të keq para se të mbyllej gjykimi.

Është problem që kemi me Franjo Tugjman përshembull. Për fat të keq, edhe ai vdiq, asgjë nuk mund të provohej. Këto gjëra janë shumë të ndjeshme por edhe shumë të sakta. Askush nuk mund të thotë se dicka si kjo është provuar.

Abc News: Juristë si ju e vunë në aktakuzë.

Ju mund të thoni se ishte në aktakuzë, se ishte në dëshmitë e dëshmitarëve. Sic e dini kishte dëshmi të dëshmitarëve që Ramush Haradinaj ishte kriminel lufte, gjenocidist apo maniak, por ata dëshmitarë u hoqën, u vranë.

Abc News: Por ai nuk ishte president i Serbisë, nuk ishte kryeministër i Serbisë. Ishte komandant në terren.

Po thoni komandant.

Abc News: Ajo që them është se dikush në pozicionin e tij, nuk mund të organizonte, edhe po të ishte sic thanë ata, nuk mund të organizonte një përpjekje sistematike

Nuk mund të organizonte këto krime…

Abc News: Nuk mund të organizonte një përpjekje sistematike për të zhdukur një komunitet, një komb të tërë apo të dëbonte gjysëm milioni njerëz nga shtëpitë e tyre. Po flasim për dicka që e kanë bërë liderët tuaj. Nuk po flasim për gjithë Serbinë. Ka pasur njerëz si Natasha Kandic që kanë bërë krejt të kundërten.

A ka një Natasha Kandic në Kosovë?

Abc News: Ndoshta duhet ta kërkoni një.

Nuk ka.

Abc News: A jeni të sigurtë?

Nuk ka as përafërsisht sa Natasha Kandic në Kosovë. Më lejo ta them kështu, a ka ndonjë në Kosovë, kur them Kosovë, kam parasysh shumicën e popullit shqiptar, a ka ndonjë Brenda korpusit shqiptar që flet për krime të tmerrshme kundër serbëve dhe jo-shqiptarëve të tjerë gjatë luftës në Kosovë. A keni parë ndonjë?

Abc News: Ndoshta mund të më ndihmoni ju, të më jepni një shembull.

Jo. Dhe më vjen keq për këtë sepse shoqëritë tona do të ishin më të shpejta në shërim, nëse do të kishim dicka si kjo të ndodhte kudo, jo vetëm në Serbi, sepse ne jemi krenarë si një komb që bëmë më shumë në pastrimin e rradhëve të policisë, ushtrisë dhe shërbimeve secrete nga njerëz që u akuzuan, u cuan në gjyq dhe pastaj u dënuan për krime lufte.

Duhet të jemi të kujdesshëm në përdorimin e fjalës gjenocid sepse nuk ka gjë të tillë që është provuar. Unë nuk jam nacionalist, jam majtist I mënyrës së vjetër, nuk më pëlqejnë këto  lojërat neo-liberale me fjalën I majtë.

Por mendoj se duhet të merremi vetëm me faktet dhe me të vërtetën.

Serbia nuk duhet dhe nuk do të trajtohet si vend që është gjenocidist dhe përsa na përket neve, nuk do të ketë kurrë mbështetje ndaj cfarëdo përpjekje për ta vënë Serbinë në një pozicion të tillë. Edhe kur ju thoni nuk është për shkak të Serbisë, por të liderëve dhe gjëra si këto.

Abc News: Unë po them strukturat shtetërore…

Kur them përfundimisht, jam i lumtur sepse zoti Kurti nuk ishte asnjëherë i përfshirë në ndonjë luftë, në ndonjë luftim apo krim lufte.

Ai ka disa pozicione që janë shumë larg meje, që më mohojnë mua si person, por ai është i ri në moshë, i ri, jo i korruptuar, dhe vjen në këtë mjedis që është kërrusur nga korrupsioni nga njëra anë, por korrupsion i mbuluar me historitë e UCK-së, UCK e madhe, heroike.

Tani kemi një person që ishte në burg në Serbi gjatë luftës së Kosovës dhe ai vjen si kryeministër dhe duart e tij nuk janë të mbuluara me gjak.

Mendoj se është një hap shumë i madh pozitiv. Ndryshe nga zoti Thaci, ndryshe nga zoti Haradinaj, nga zoti Limaj që janë….më lejoni ta them në këtë mënyrë, në cdo gjykatë serioze, në cdo vend serioz, këta njerëz do të ishin dënuar dhe nuk do të kishin konkuruar kurrë për pozita.

Abc News: Ju jeni jurist, a keni prova kundër liderëve të Kosovës që përmendët?

Kam një ndjesi që kam pak më shumë prova sesa ju kur thoni gjenocid.

Abc News: Pse nuk i coni provat tuaja në gjykatë atëherë? Kjo është gjëja më e mirë që mund të bëjë dikush?

Jo unë. Zyra e prokurorisë në gjykatën ndërkombëtare të Hagës provoi por dështoi, por është edhe kjo gjë e re që ne e mbështesim plotësisht, kjo është gjykata e re për krimet e UCK-së në Hagë dhe unë mendoj se është një hap pozitiv. Nëse njerëzit janë përgjegjës, duhet të përballen me drejtësinë.

Abc News: A nuk mendoni se është mono-etnike?

Jo është mono-UCK. Nuk është mono-etnike, është për UCK-në.

Abc News: Atëherë pse nuk patëm një për ushtrinë mono-serbe gjatë luftës?

E kishim këtë.  Quhet tribunal i Hagës.

Abc News: Por kishte edhe shqiptarë në atë gjykatë.

Po. Më kujtohen disa, po.

Abc News: Pra nuk ishte mono-etnike.

Por shumica prej tyre u lanë të lirë.

Abc News: Sepse nuk kishte prova besoj…

Seriozisht, më shiko dhe më thuaj që zoti Haradinaj, zoti Thaci, zoti Limaj dhe të tjerë, vëllezërit Mazreku, nuk ua di emrat, ishin vërtetë luftëtarë guerilë,  luftëtarë për liri, Madlen Ollbrajt tha Xhorxh Uashingtoni i Kosovës.

Abc News: Si jurist unë mund tu jap vetëm një përgjigje. Gjithkush në këtë botë është i pafajshëm derisa nuk është provuar të jetë fajtor.

Unë e pushoj cështjen time.

Abc News: Unë e përmenda Natasha Kandic dhe ju thatë se Kosova nuk e ka një të tillë. Natasha Kandic ka punuar në Kosovë. Me kë mendoni se ka punuar?

Me kë?

Abc News: Me shqiptarët.

Sigurisht.

Abc News: Kështu që nuk kishte një Natasha Kandic në Kosovë, kishte shumë Natasha Kandic në Kosovë që punuan me të dhe ishin të vetmit që nxorën një listë me emrat e shqiptarëve, serbëve dhe të komuniteteve të tjera që ishin vrarë gjatë luftës.

Ju e dini pozicionin tim.

Abc News: Ishte Ramush Haradinaj ai që i dha asaj një medalje shumë të lartë.  Dhe jam e sigurtë që ajo ishte e vetmja nga Serbia në shpalljen e pavarësisë.Ishte edhe në inagurimin e presidentit të ri të Kosovës.

Mendoj se është turp.

Abc News: Pse?

Është e tmerrshme.

Abc News: Pse?

Por varet nga ajo, nuk dua të flas. Por dëgjoni, le ti lëmë mënjanë diferencat, mendoj që unë dhe ju mund të biem dakord, edhe shikuesit tuaj, që gjithkush, pavarësisht nga emri apo përkatësia etnike, që ka kryer krime lufte, duhet të gjykohet.

Abc News: Ekzakt, cdo krim duhet të dënohet.

Kështu që jemi dakord.  Ndoshta biem dakord që edhe njerëzit që I dhanë emër të keq shpirtit tonë, që njollosën kombet tona,  me aktet e tyre të ulëta, duhet të mbahen përgjegjës për to.

Kjo është ajo ne kemi shpallur gjithmonë në të kaluarën ne si opozitë dhe është ajo që do të vazhdojmë të bëjmë. Është e rëndësishme për mua të them që ne besojmë fuqishëm që problem I Kosovës duhet të zgjidhet.

Ne nuk besojmë tek konflikti I ngrirë.  Është e rëndësishme të thuhet kjo. Problemi që unë nuk do ta përmend plotësisht këtu është se ajo që besojmë si zgjidhje e problemit të Kosovës, ajo që kemi në mendje, është e ndryshme. Ne besojmë në një gjë, dhe ju besoni në dicka tjetër.

Por në fund të ditës, do të shënjohet dhe gjykohet nga mundësitë në të ardhmen për njerëzit në entitetet tona, nëse ata mund të shkojnë, të udhëtojnë, punojnë, të kenë sigurim shëndetsor,  arsimim, dhe nëse ne do të drejtohemi nga kriminelët apo nga demokratë të zgjedhur normalisht si gjithkund tjetër në Evropë.
Kjo është ëndrra jonë dhe do të sigurohemi që ta bëjmë me shpejtësi, në përputhje të plotë me rregullat ndërkombëtare, detyrimet dhe ligjet tona.

Nuk do të bëjmë kurrë dicka që do të ndalonte procesin e ripajtimit dhe shërimit dhe normalizimit. Është në interesin tonë që të mos e kemi këtë barrë.

Abc News: Pse nuk çliroheni nga Kosova atëherë? Ju doni ta mbani ende këtë barrë? Kjo është dicka që njerëzit nuk mund ta kuptojnë.

Kosova nuk është barrë për ne.

Abc News: Cfarë është ajo për ju?

Kosova është përdorur si një barrë për ne, por nuk është barrë për ne. Ne jemi në fakt krenarë për Kosovën dhe Metohinë.

Ne nuk besojmë në Kosovën si zinxhir, ne besojmë se Kosova duhet të trajtohet, ne duhet të trajtojmë problem konkrete,  të fillojmë më në fund të ndihmojmë njerëzit në vend të elitave dhe projekteve nacionale. Projektet nacionale janë pjesë e së shkuarës.

Kur Edi Rama flet për autostradën apo shengenin ballkanik,  heqjen e kufijve sic thotë ai, ai ndoshta ka një pikturë në mend, se është piktor, artist, normalitet midis popujve.

Nuk ka pikturën e Lidhjes së Prizrenit apo dicka si kjo. Por atij I duhet tia thotë popullit tuaj në një mënyrë që ata të mendojnë se është Lidhja e Prizrenit.

Jo, është një pikturë e modernizmit, normalizimit, frekuencës, transportimit të njerëzve, mallrave, kapitalit që të lëvizin gjithkund pa pengesa.

Kjo është ajo në të cilën besojmë edhe ne. Kur kemi të rinjtë tanë në stacione autobuzi që shkojnë në Zvicër apo Gjermani, ne diskutojmë kush duhet fjalësuar, kush është I keqi, nëse është fjala me Gj apo krim lufte. Dhe ndërkohë që flasim për këto gjëra, të rinjtë tanë janë në Zyrih apo Mynih. Ne po humbim thelbin e shoqërisë.

Dhe meqë ra fjala, elitat tona po bëhen edhe më të pasura, oligarkitë, stabilokratët, njerëzit që kanë karta blonshë të bëjnë cfarë të duan brenda shoqërive tona, entitetete tona, dhe në këmbim për këtë, e mbështjellin veten në flamuj kombëtarë. Xhepat e tyre janë plot me paratë e njerëzve.

Kjo është ajo që duhet të fillojmë të zgjidhim, duhet të kemi prokurorë të pavarur, duhet të kemi gjykatës dhe prokurorë të pavarur, duhet të kemi shoqëri normale demokratike dhe media në të cilën duhet të dëgjosh pikëpamjet e opozitës.

Dhe duhet të fillojmë tu japim njerëzve pagesa normale dhe pensione.

Në jemi në fund të fundit të Evropës dhe kjo emergjente për tu zgjidhur jo kush bëri cfarë në 1998, 1999. Ne mund të mos biem dakord në shumë gjëra, por kjo është dicka për të cilën mund të biem dakord.

Abc News: Po, por ne mund të biem dakord që edhe nëse ju bojkotoni zgjedhjet, sic keni vendosur të bëni, nuk do të prodhojë rezultate dhe do ti lini njerëzit që janë votuesit tuaj dhe që kanë votuar për ju, pa një zë në parlament.

Ju mund të kishit të drejtë nëse ne do të kishim një parlament. Dhe do të kishit të drejtë nëse do të kishim zgjedhje.  Por nuk kemi zgjedhje,  nuk kemi parlament.  Shumica e miqve tanë të mirë nga Gjermania, Franca, Britania, kur vijnë këtu, shumë delegacione të parlamentit evropian që ne kishim nderin të flisnim së fundi,  kur flasin për parlamentin, mendojnë që është Bundestag. Parlamenti britanik apo kongresi amerikan. Por jo, parlamenti serb nuk është ashtu.

Abc News: Cfarë është, se ne e shohim nga larg?

Parlamenti serb tani është më shumë si komiteti qendror i partisë në pushtetnë një mënyrë që opozita është shtypur, bullizuar dhe e drejta për të folur është prerë në mënyrë ekstensive, si një e drejtë e cdo deputeti të opozitës. U jap një shembull, anëtarët e opozitës serbe, kur ishim në parlament, ne filluam bojkotin e parlamentit një vit më parë, kështu që ishte para këtij bojkoti të zgjedhjeve, kur përmendje fjalën Aleksandër Vucic në mikrofon, zonja kryetare Maja Gojkovic ta fikte mikrofonin.

Abc News: Vetëm pse përmendnit emrin?

Po vetëm për emrin.  Nuk e dinte nëse do të ishte positive apo negative dhe nuk donte të rrezikonte. Mund të kishte probleme me shefin.

Kështu që ta mbyll. Ndërkohë lejon deputetët e partisë në pushtet të thonë fjalë fyese, shpifëse, jo vetëm kundër opozitës, por gjithkujt në shoqërinë tonë që guxon ti bëjë një pyetje zotit Vucic.

Kështu që ke njerëz si profesorë universiteti, mjekë, gazetarë, njerëz që nuk janë të lidhur me parti, dhe ishte si të lexoje Scarlet Letter ndaj fytyrave publike të shoqërisë sonë.

Shkatërrimi I intelektualëve të shoqërisë sonë përmes tabloidëve, përmes fjalimeve të deputetëve, përmes televizioneve me frekuenca kombëtare që janë të gjitha nën kontrollin e zotit Vucic; ne bëjmë shaka këtu në opozitën serbe sepse shumë njerëz na shohin si Bastor Kitton dhe Carli Caplin. Njerëzit na panë fytyrat, po nuk na dëgjuan zërin.

Abc News: Ju nuk mund të flisnit në parlament?

Jo vetëm në parlament, ne nuk mund të shkonim në asnjë stacion televiziv, me frekuencë kombëtare, për 7 vjet. Tani imagjinoni, Edi Rama kudo, opozita shqiptare askund, fjalë për fjalë askund. Cfarë bëjmë?

Shkojmë dhe flasim direct me njerëzit. Por atëherë thua, qyteti I Leskovacit përshembull, Prokuple ose Krushevo, ka njerëz që vijnë në tubimet tona. Cfarë bën Vucic? Dërgojnë policinë secrete, por edhe anëtarë partie me telefona dhe tani kanë edhe njohjen e fytyrës.

Morën pamje të fytyrave të gjithkujt që merrte pjesë në tubim dhe pastaj ata njerëz hiqen nga puna ose kanë probleme në kompanitë ku kanë qenë, edhe në kompani private. Kështu që njerëzit nuk mund ta imagjinojnë shkallën e shtypjes këtu.

Është ekonomike, shoqërore, kulturore. Nëse je karikaturist apo regjisor I famshëm në teatrot tona dhe shkon në një television të vogël si N1 apo Nova S që janë shembuj krenarë të ekzistencës ende të gazetarisë profesioniste   dhe objective, dhe shkon atje dhe thua dicka negative për partinë në pushtet apo për qeverinë, shfaqja jote, ekspozita jote, anullohet. Askush nuk të jep një dhomë ku të vësh pikturat e tua. Edi Ramës iu desh të fitonte që të pikturonte Tiranën,  cfarë duhet të fitojmë ne që të pikturojmë Serbinë. Duhet të fitojmë gjithë Serbinë që ta pikturojmë në ngjyra positive.

Abc News: Po por opozita atje gjithashtu po bojkoton…

Ne besojmë fuqishëm se bojktoti është dicka kontraverse. Ne besojmë se është dicka e rrezikshme, në fund të fundit, garat janë bërë për të marrë pjesë dhe për të fituar.  Por nuk kemi opsion tjetër.

E gjithë opozita është e bashkuar. Ne nuk kemi kurrë kaq të bashkuar në historinë tonë. Dhe thamë, ne nuk do të marrim pjesë në këtë cirk, lëreni atë të luajë vetë dhe do ta zhveshim Vucicin nga legjitimiteti. Ne do të tregojmë se ai është një guaskë bosh dhe një kostum bosh.

Mbreti është lakuriq. Por ne po shkojmë në bojkot, por nuk do të shkonim kurrë në bojkot nëse do të kishim mjedis normal demokratik në të cilën mund të shkosh në një stacion televiziv.

Përshembull, zoti Vucic thotë se je trafikant droge apo hajdut apo se je ku e di se cfarë, ai të fyen, nëse dikush do të na jepte një minutë kohë, që është normale në gazetari, të përgjigjesh, ne nuk e kemi të drejtën për tu përgjigjur ndaj asgjëje.

Dua të them, nuk mund ta imagjinosh situatën në median tonë. Media jonë është si barrakat ushtarake tani. Janë të mbyllura. Askush nuk mund të hyjë, po flas për media, televizionet me frekuenca kombëtare.

Tabloidët janë të gjithë nën kontrollin e partisë progresiste serbe që do të thotë se është një fushatë e vazhdueshme shpifjesh kundër opozitës serbe apo ndokujt tjetër që flet negativisht dhe kjo zgjat për 8 vjet.

Mbytja e shoqërisë sonë në pjesët më të vogla në Serbi,  në pjesët që janë larg Beogradit është edhe më në tone të zeza. Situata është pothuaj dëshpëruese. Në disa pjesë të Serbisë, njerëzit gjejnë punë me kontrata afatshkurtra.

Kështu që nëse do që kontrata jote të jetë e përhershme…cdo gjë është e përkohshme me partinë progresiste serbe, nuk kanë program, nuk kanë ideologji, shumica janë luftënxitës nga 90’tat sic e dini, kanë vënë këto kostumet e këndshme evropiane dhe mësojnë këto fjalitë që unë I quaj fjali seminari. Kur shkon në seminar eke këto fjalët, integration, ripajtim…por në fakt janë të njëjtët radikalë të vjetër.

Abc News: Po nëse shumica e votuesve nuk i bojkotojnë zgjedhjet dhe dalin dhe votojnë? A do të ishte një shuplakë për pozicionin tuaj?

Mendoj se pikë së pari nuk do të ketë shumicë të popullit që do të votojnë dhe ne do ta provojmë këtë sepse do të kemi njerëzit tanë në të gjithë Serbinë për të numëruar.

Por nga ana tjetër duhet ta kuptojmë që duke qenë se është zoti Vucic dhe nuk ka kontroll, nuk ka pjesëmarrje nga opozita dhe janë vetëm disa parti të sajuara, ai është duke krijuar fjalë për fjalë të majtën e tij dhe të djathtën e tij. Kështu që ke këto partitë pro-evropiane, shumica disidentë apo mbetje të Partisë Demokratike, ato kanë mbështetje nga regjimi, me para, me media, mbulim. Janë partitë e krahut të djathtë,  që janë edhe më të këqija sesa Shesheli, janë si neo-nazistë, dhe të gjitha janë duke shkuar tani drejt pragut zgjedhor të ulur së fundi që është vetëm 3 përqind. Ai ishte kaq I dëshpëruar…njerëzit më thonë bojkoti nuk po funksionon, unë iu them, po funksionon, së pari sepse ka skandale dhe afera që janë problem shumë I madh për Vucicin tani.

Vucic e di që fundi është afër. Disa njerëz u blenë, disa njerëz u joshën për në procesin electoral duke u thënë do të hyni lehtë, do të hyni në qeveri.

Janë njerëz si Cedomir Jovanovic, Vojsllav Sheshel, Nenad Canak, ne I quajmë lojtarët e vjetër nga vitet 90. Dhe janë të rinjtë të krijuar së fundi, dhe kur flet me Perëndimin, ai ka një problem, sepse nuk ka legjitimitet.

Ky parlament nuk do të përfaqësojë më shumë se 1 milion njerëz që votojnë për opozitën. Kështu që, ky parlament është nul dhe I pavlefshëm. Është jo-funksional dhe nuk përfaqëson asnjëri.  Sepse kushdo që shkon në këto zgjedhje, do të jetë vetëm një kandidat, ky është Aleksandër Vucic.

Mund të thirresh ndryshe, por je Aleksandër Vucic. Edhe kur beson se po bëjnë një gjë të mirë për partinë, për veten, merr një rrogë deputeti, para buxhetore për organizatën tënde, unë e kuptoj këtë, port ë gjithë ata janë duke punuar në emër të regjimit të zotit Vucic dhe stabilitetit të tij.  Është një lëvizje e rrezikshme dhe nuk është një lëvizje e fundit, është një hap I parë.

Ne besojmë se bojkoti është hapi I duhur pas të cilit ne do të vazhdojmë me presionin për të arritur marrëveshje me qeverinë dhe me komunuitetin ndërkombëtar, që do të thotë BE-në, që ne kemi nevojë të kemi  një qeveri tranzitore për 9 muaj që duhet të jetë garantuese e kësaj marrëveshjeje, në të cilën do të kemi media të lirë, normalizim të situatës në procesin zgjedhor, heqjen e presionit dhe shantazhit mbi votuesit, sin ë Maqedoni, Mal të Zi, sin ë Maqedoninë e Veriut, marrëveshja e Përzhinos.

Na pëlqen ky shembull, duhet ta bëjmë këtë sepse kemi nevojë për disa garanci, sepse nuk e besojmë Vucic, kështu që kemi nevojë për garanci dhe garanci do të ishte Bashkimi Evropian dhe qeveria e përkohshme ose një qeveri elektorale. Le ta quajmë kështu. Vucic tani mendon, askush nuk mund të më vërë në atë pozicion, të më bëjë presion mua, por uji po ngrihet, njerëzit janë më të zemëruar,  njerëzit do të vazhdojnë të rezistojnë, ndoshta tubimet nuk do të jenë 100 mijë apo 200 mijë njerëz, por ne nuk e dimë cfarë do të ndodhë nesër.

Ai nuk e di. Ne do të sigurohemi  që të qëndrojnë të qeta dhe paqësore, nuk duam dhunë, por kur flasim me miqtë tanë perëndimorë, u themi të njëjtën gjë. Nuk do të dorëzohemi, do të vazhdojmë me këtë dhe jemi absolutisht të sigurtë se këto të ashtuquajtura zgjedhje dhe I ashtuquajtur parlament pas tij, nuk do të zgjasë 4 vjet, do të zgjasë ndoshta një vit.

Abc News: Kur janë ato?

Në prill. Ai duhet ta shpallë datën zyrtarisht. Zoti Vucic. Por do të jetë nga mesi I prillit me shumë mundësi . Kemi zgjedhje presidenciale në 2022.

Abc News: Më falni që ju ndërpres, por a po i bojkotoni të dyja, parlamentare dhe lokale?

Po të dyja. Janë në një ditë. Në cdo vend normal janë të ndara, po jo në Serbi. Sot përshembull Vucic bëri një deklaratë ku tha se kishte një kërcënim të vërtetë dhe një mundësi reale që ai do të mundet në këto zgjedhje. Mund ta mendosh cfarë thotë presidenti ynë, se do të mundët, po nga kush, askush nuk merr pjesë. Nuk mund të mundësh veten.

Ai po fyen inteligjencën e këtyre njerëzve, njerëzve tanë. Po I bën njerëzit të varfër , po I bën të rinjtë të ikin. Unë e di që është trend edhe në vende të tjera,  por tregon gjithashtu se nuk kemi qeverisje të mirë. Nuk kemi liderë të mirë. Duhet ta demokratizojmë rajonin. Duhet të krijojmë ballkanizmin.  Të kujdesemi për veten.

Sepse do të na duhet të presim. Shqipëria e di shumë mirë. Kujtoni përvojën tuaj të nëntorit, po kemi metodologji të re, është vërtetë positive, është më positive sesa ato më parë dhe mund të hapë derën për Shqipërinë dhe mendoj se është positive. Gjithashtu besoj se Kosova duhet të ketë liberalizimin e vizave menjëherë dhe nuk e di pse e premtuan shumë herë dhe nuk arritën tia jepnin.

Ballkani perëndimor nuk është Lindje e Mesme.  Kjo gjë nuk zgjidhet nga dikush që vjen, të jep një hartë të re dhe të thotë ja ku janë 50 miliardë euro ose dollar. Sic bënë disa njerëz në Lindjen e Mesme. Nuk do të funksionojë në atë mënyrë, ne jemi evropianë. Të gjithë ne.

Ne kemi qenë gjithmonë në Evropë dhe duhet të jemi në Evropë. Jo si qytetarë të dorës së dytë,  prandaj duhet të kujdesemi për veten. Duhet të promovojmë shembuj pozitivë midis shqiptarëve dhe serbëve në historinë tonë dhe ka shumë shembuj pozitivë, serbë që kanë shpëtuar shqiptarë dhe shqiptarë që kanë shpëtuar serbë. Edhe në konfliktin e 1998,1999. Këta njerëz duhet të jenë në median tonë, si heronj, jo ai general, apo ai lider gueril nga Kacaniku apo nga Drenica.

Abc News: Apo nga Beogradi

Po apo nga Beogradi