Një 55-vjeça shqiptar është gjetur i vdekur të shtunën në një depo në fshatin Shën Seraphim të komunës Kamena Vourla, në Greqi.
Sipas mediave greke ishte një burrë që gjeti një njeri të vdekur dhe njoftoi policinë. Të dhënat e para tregojnë se trupi ka qenë i gjakosur në fytyrë, i cili po ekzaminohet nëse vdekja mund të ketë ardhur si pasojë e rënies nga lartësia, apo bëhet fjalë për një ngjarje kriminale.
Ndërkaq, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa mjekësia ligjore do të bëjë ekspertizën. /abcnews.al