Të gjithë po e presin me padurim ndeshjen Real Madrid-Manchester City, duel që luhet sonte në mbrëmje (21:00) në Santiago Bernabeu. Një finale e parakohshme në Champions League, por Patrick De Koster nuk do e shohë live.
Agjenti i yllit të Manchester City, Kevin De Bruyne do e shohë supersfidën nga shtëpia e tij dhe shpjegon vendimin e marrë në një prononcim për midmidpodcast.
“Nuk do të shkoj në Madrid për të parë ndeshjen, nuk dua të krijohen polemika. Nëse do të më shihnin atje, do të përflitej menjëherë se kam shkuar në Madrid për të negociuar transferimin e De Bruyne. Dua t’i jap fund këtyre zërave. Kam një televizion të madh në shtëpi, do e shoh ndeshjen atje“, deklaron agjenti i fantazistit belg. /abcnews.al