Sot në orën 18:00 pritet të zhvillohet ndeshja e kthimit mes Bragës dhe Rangers. Trajneri i skocezëve, Steven Gerrard, ka folur në konferencën për shtyp për gjendjen e ekipit të tij si dhe për sulmuesin e kombëtares sonë, Florian paradite Kamberi. Sfida e parë është mbyllur në shifrat 3-2 dhe sot pritet të zbulohet se kush do të avancojë më tej.
“Është një ndeshje e vështirë, ku do na duhet të vrapojmë deri në sekondën e fundit. Duhet të japim maksimumin tonë për të arritur atë që ne duam. Pres shumë nga ekipi im. Ndërsa për sa i përket Kamberit, jam i bindur se ai e meriton vendin e tij në skuadër.
Kemi dëgjuar shumë gjëra për sa i përket karakterit të tij, por ajo se çfarë kam parë unë tek ai është komplet gjë tjetër”, deklaron ish-kapiteni i Liverpool.
“Flo është një profesionist i vërtetë. Ai është në një formë shumë të mirë aktualisht. Më pëlqen se më bën pyetje për sa i përket anës taktike. Dëshiron të mësojë dhe të jetë protagonist këtu.
Mund ta shikoni këtë në ndeshjet e kaluara, ku Kamberi e ka gjithmonë buzëqeshjen në fytyrë. Sonte ai duhet ta mbajë ekipin sa më përpara dhe të mbajë sa më shumë topin, çka Flo e bën shumë mirë”, mbyll Gerrard. /abcnews.al