Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës në Rusi është takuar me Ministrin e Jashtëm Sergei Lavrov.
“Vij në Moskë si kryetari i radhës së OSBE. Jetojmë në kohë të trazuar dhe është e qartë se siguria në rajonin tonë është i brishtë. Duhet të gjejmë sa të mundemi motivimin për të nxitur dialogun.
Të drejtat e njeriut mbeten sa më aktuale, ne të gjithë duhet të përpiqemi më shumë. Të shpresojmë që më e mira nuk ka ardhur ende.
U trondita kur vizitova zonën e konfliktit dhe ishte e vështirë të shihja njerëzit që vuanin pa dallim moshash”, tha Rama./abcnews.al

