Leo Messi do të zbresë për herë të parë në “San Paolo”, stadium që cilësohet si tempulli i Diego Armando Maradonës. Ky i fundit mbetet një idhull absolut, frymëzim dhe krenari për popullin napolitan. Krahasimi i dy yjeve argjentinas nuk mbaron kurrë dhe në këtë temë është përfshirë edhe Diego Armando Jr, djali i Diegos. Ky i fundit flet hapur në një prononcim për Cadena Ser, aty ku nuk i kursen edhe batutat.
“Messi është një fenomen, Ronaldo është një futbollist i madh dhe shumë i mirë. Gjithsesi, kur e krahasojnë portugezin me Messin çohem nga tavolina dhe largohem. Leo është shumë më i mirë se CR7, por nuk mund ta krahasohet me Maradonën. Nuk mund të krahasohet një tokësor me një jashtëtokësor. Babai im është si një Zot në Napoli.
Në Argjentinë e teprojnë me kritikat ndaj Messit. Vetëm babai im ka fituar një Kupë Bote i vetëm, lojtarët e tjerë thjesht e ndihmonin. Në vitet e fundit askush nuk e ka ndihmuar Messin. Diego dhe Leo në të njëjtin ekip së bashku? Epo, gjithçka do të kishte marrë fund dhe duhej t’iu jepej menjëherë trofeu në duar të dyve“, përfundon duke buzëqeshur djali i Diego Maradonës. /abcnews.al