Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me poërhapjen e koronavirusit dhe frikës që mund të përhapet dhe në vendin tonë.
Shefi i qeverisë përmes njëpostimi në facebook, shkruan se shqiptarët nuk duhet të dëgjojnë telebroçkullat, por duhet të ndjekin këshillat e miratuara nga OBSH.
Rama ndër të tjera ka theksuar se nuk ka asnjë rast me coronavirus por edhe nëse do të ketë në ditët e javët në vijim, do ta kalojmë edhe këtë flamë.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/618375932338674/
“Nuk ka vend për panik!
Ju lutem ndiqni këto këshilla të thjeshta të miratuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe shmangni sa më shumë telebroçkullat dhe dixhidokrrat që ushqejnë ankthin e panikun. Deri në këtë moment që komunikojmë nuk kemi asnjë rast të koronavirusit, por nëse në ditët a javët në vijim do të duhet ta përballim, jini të sigurtë se do ta kalojmë edhe këtë flamë. Sëbashku,” shkruan kryeministri Rama./abcnews.al