Koronavirus: Britanikët që kthehen nga Italia e veriut futen në karantinë

schedule16:45 - 25 Shkurt, 2020

schedule 16:45 - 25 Shkurt, 2020

Rastet me koronavirus në Itali u rritën nga tre në 229 në katër ditët e fundit. Qeveria brinatike ka vendosur sot që: Çdo shtetas britanik që kthehet nga qytetet karantinë në Itali duhet të izolohet për 14 ditë. Si dhe kujtdo që ka qenë në veri të Pizës i kërkohet të qëndrojë në shtëpi për 14 ditë nëse zhvillojnë simptoma të ngjashme me gripin.

Një shkollë në Cheshire është mbyllur për një “pastrim të thellë” pasi nxënësit dhe mësuesit u kthyen nga një udhëtim me ski në Itali, raporton BBC.

Italia ka futur 11 qytete në Lombardi dhe Veneto në karantinë. Policia ka izoluar qytetet, pasi 229 njerëz kanë rezultuar pozitivë, ndërsa 7 pacientë në moshë të thyer ndërruan jetë.

Sakaq, shkollat dhe universitetet në Britaninë e Madhe kanë këshilluar të gjithë nxënësit dhe studentët që kanë udhëtuar sëfundmi në Itali për turizëm të qendrojnë për disa ditë në shtëpi. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!