SPAK-u ka njoftuar dje se ka dërguar në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për miratim sekuestroje disa pasuri në Durrës, Shkodër dhe Lushnje.
SPAK ka vendosur sekuestrimini e resortit Golden ku u mbajt peng dhe u ekzekutua Jan Prenga. Po ashtu janë sekuestruar dhe karburanti, vila, makina dhe toka në pronësi të grupit “Hajri”.
SPAK ka vendosur heqjen e sekuestros të vendosur nga një urdhër i lëshuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit pasi ka qenë në kundërshtim me kërkesat e aktit normativ.
Ndërkohë që SPAK është duke vlerësuar kërkesat e tjera të paraqitura për vlerësim nga Policia e Shtetit.
Njoftimi i plotë:
“Mbi vlerësimin e kërkesave për sekuestrim në kuadër të Aktit Normativ.
Prokuroria e Posaçme, nga data 21.02.2020 deri me datën 24.02.2020 ka dërguar aktet për 7 (shtatë) raste, për miratim sekuestroje në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pasuritë e mëposhtme :
-Ndërtesë katër kate me pishinë, e ndodhur në Shkodër.
-Automjeti, marka “Jeep”, vit i prodhimit 2008.
-Automjet, marka “Audi A8”.
-Vilë katërkatëshe e ndodhur në Pjezë, Durrës.
-Kompleksi “Golden Resort”, i ndodhur në Pjezë, Durrës.
-Karburanti “ALT OIL 2008”, i ndodhur në Pjezë, Durrës.
-Vilë dykatëshe, e ndodhur në Pjezë, Durrës.
-Pasuria tokë arë, me sipërfaqe 3280 m2, e ndodhur në Pjezë, Durrës.
-Pasuria tokë arë, me sipërfaqe 398 m2, e ndodhur në Pjezë, Durrës.
-Pasuria tokë arë, me sipërfaqe 561 m2, e ndodhur në Pjezë, Durrës.
-Pasuria, me sipërfaqe 700 m2, nga të cilat truall nën objekt 478 m2, godinë ekonomike 2 kate dhe ambiente shërbimi (Shoqëria “SABA-Taullau 3” shpk), e ndodhur në Lushnjë.
-Pasuria me sipërfaqe 595 m2, nga të cilat truall nën objekt 418.72 m2, godinë ekonomike 2 (dy) kate, karburant dhe ambiente shërbimi, e ndodhur në Lushnjë.
-Pasuria me sipërfaqe 235 m2, nga të cilat truall nën objekt 104.7 m2, godinë banimi 2 (dy) kate, e ndodhur në Lushnjë.
-Pasuria me sipërfaqe 465 m2, nga të cilat truall nën objekt 155 m2, godinë ekonomike 1(një) kat dhe podrum, e ndodhur në Lushnjë.
-Automjet tip “Nisan Pathfinder”, ngjyrë gri.
-Automjeti tip “JEEP”, me ngjyrë të errët
Ndërkohë me datën 22.02.2020, është vendosur heqja e masës së sekuestros (në kushte emergjence) të vendosur me Urdhërin Nr.138 datë 04.02.2020, të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, për pasurinë “Banesë 1 (një) kat, e ndodhur në Shkodër”, pasi u vlerësuar që është sekuestruar në kundërshtim me kërkesat e Aktit Normativ.
Në lidhje me kërkesat e tjera të paraqitura për vlerësim nga Policia e Shtetit, vazhdojnë procedurat e vlerësimit nga prokurorët e Prokurorisë së Posaçme“, thuhet në njoftimin e SPAK.
Që prej 3 shkurtit, OFL ka nisur goditjen dhe sekuestrimin e pasurive të emrave të njohur të botës së krimit.
OFL ka dërguar tashmë formularin tek Suel Cela dhe Plarent Dervishaj, Dash Gjoka, Emiljano Hysenaj, Lulzim Berisha, Edlir Hysenaj, Altin Hajri, Ardian Capja, grupi i Dukagjinit, Saimir Taullau, Ben Qimja, Durim Bami, Landi Muharremi, Bardhok Pllanaj, Alberto Lamaj, Dritan Dajtit, Xhevdet Troplinit, Emiljano Shullazit, Gjergj Cukalit, Orges Jahelezi dhe Pajtim Serjanit, Gazmend Mahmutajt, Edison Çobos, Ervis Martinajt dhe Arben dhe Valentino Kaçorrit.
OFL u dërgoi formularin dhe tre subjekteve të tjerë Eduart Dushkut, Aleko Durdës dhe Arben Bërballës./abcnews.al