Vajza e porsalindur shërohet nga koronavirusi pa asnjë mjekim

schedule10:20 - 25 Shkurt, 2020

schedule 10:20 - 25 Shkurt, 2020

Është pacientja më e re e cila është shëruar nga koronavirusi. Një vajzë 17 ditëshe e cile e kishte marrë virusin nga nëna e saj është shëruar pa asnjë mjekim, në një spital në Uhan, një vajzë 17 ditëshe është shëruar nga koronavirusi.

Është pacientja më e re e shëruar dhe ndodhet në Wuhan. Sipas britanikes Daily Mail, nëna e të porsalindurës është e prekur nga virusi.

Vajza ka dalë nga spitali në provincën e Hubeit, pasi u shërua pa asnjë mjekim. Mjekët e diagnostikuan me virusin ditën që lindi, pasi ajo kishte një infeksion në rrugët e frymëmarrjes. Meqënëse simptomat e bebes nuk ishin të dukshme mjekët vendosën që të mos i japin antibiotikë dhe ta lënë të kaloljë virusin në mënyrë autonome.

Mjekët u shprehën se ajo nuk kishte probleme në frymëmarrje, as kollë apo temperaturë. Më në fund të premten e 21 shkurtit, pas tre testeve negative, ajo është lejuar të shkojë në shtëpi, me mjekët që thonë se është në gjendje shumë të mirë dhe ka marrë peshën e duhur.

Mjekët në Kinë kanë frikë nga mundësia se infeksioni mund të jetë transmetuar nga nënat tek fëmijët gjatë shtatzanisë.

Në fillim të muajit shkurt një fëmijë ilindur nga një nënë e diagnostikuar me koronavirus, rezultoi pozitiv ndaj virusit 30 orë pasi kishte lindur. /abcnews.al