Këngëtari serb kundër urrejtjes: Të gjithë ballkanasit janë viktima

schedule15:41 - 10 Shkurt, 2018

schedule 15:41 - 10 Shkurt, 2018

Këngëtari i njihur serb Marko Shellic, i cili në art njihet me emrin Marchello, prej vitesh këndon kundër urrejtjes dhe të keqes. Për ballkanasit ai shprehet se janë të gjithë viktima të këtyre dy fenomeneve.

Serbia është vendi që u favorizua më së shumti nga Bashkimi Evropian për të qenë pjesë e unionit. Ky vend ka kaluar dekada i përfshirë në luftëra dhe tentime të një pjese të qytetarëve për të luftuar kundër të gjithë atyre zhvillimeve. Një nga luftëtarët e fundit është një shkrimtar dhe repist, i cili me muzikën e tij ka kënduar prej vitesh kundër urrejtes dhe së keqes. Mijëra fansa e kanë ndjekur jo vetëm në Serbi. Marko Sheliç thotë se të gjithë ballkanasit janë viktima dhe për shqiptarët ka fjalë të mira.

Marko Sheliç i njohur si Marçello. I këndon urrejtjes dhe godet fuqishëm primitivizimin.

Marchello thotë se rajoni është i ngjashëm dhe shpreson që një ditë vargjet e tij të kuptohen nga më shumë njerëz. Prej vitit 2003 nuk ka pushuar duke kritikuar zhvillimet në Serbi. Një mikro efekt i quan qindra mijëra fansa në rajon.

Marko Sheliç, Këngëtar: Pyetja është nëse ne të gjithë, jo vetëm në Serbi, kemi mësuar se si ti afrohemi vërtetë botës, apo se si të gënjejmë dhe të ngjasojmë me botën. Kam frikë se më e rëndësishme për ne është të ngjasojmë e jo të bëhemi.

Dallimet thotë janë të bukura, por gjuha e diskutimit është e tmerrshme në rajon. Thotë se nëse Serbia do të futet në Bashkimin Evropian, gjithmonë do të ketë tema për kritikë. I sheh pa urrejtje të gjithë popujt e rajonit dhe u thotë mos heshtni.

Marko Sheliç, Këngëtar: Pas politikës jetojmë të gjithë ne të tjerët që mundohemi. Duhet kuptuar se askush nga ne nuk jemi tradhëtar nëse jemi pro paqes. Kemi dy opsione ose ti nxjerrim sytë njëri-tjetrit ose të mësojmë të jetojmë. Për mua nuk ka patur kurrë dilema.

Marchello është edhe shkrimtar dhe ka studiuar për letërsi. Muzikën e përdor për edukim dhe lista e çmimeve për aktivizëm është mjaft e gjatë. Njerëzit për njerëzit janë zë kur është vëtëm heshtja./abcnews.al