Duke ndjekur endrrën e tij: “I çmenduri” Mike Hughes, humb jetën gjatë rrëzimit të raketës

schedule09:12 - 24 Shkurt, 2020

schedule 09:12 - 24 Shkurt, 2020

Ka ndërrruar jetë në moshën 64-vjeçare ylli i Science Channel, Mike Hughes.

I njohur ndryshe si “I çmenduri Mike”, Hughes vdiq këtë të shtunë gjatë një përpjekje për të fluturuar në ajër me raketën e tij të bërë në kushte shtëpie. Pamjet e rrëzimit të tij janë kapur edhe nga kamerat shkruan BBC.

 

“Mendimet dhe lutjet tona u drejtohen familjes dhe miqve të Mike Hughes gjatë kësaj periudhe të vështirë. Gjithmonë ishte ëndrra e tij për të bërë këtë nisje, dhe Science Channel ishte atje për të vëzhguar udhëtimin e tij,” tha Channel Science në një deklaratë.

 

Mësohet se, inxhinieri  i raketave amatore ishte lëshuar në ajër me një raketë të bërë vetë me avull, kur diçka nuk ka funksionuar siç duhet dhe ai është rrëzuar në tokë.

Hughes kishte planifikuar ‘udhëtimin’ me raketën e tij për një seri të re të Science Channel të quajtur “Astronautët në Shtëpi”.

Së bashku me Waldo Stakes,Hughes ndërtoi një raketë me avull e cila do ta hidhte atë 5,000 metra në ajër, shkruan BBC.  Por, ajo çka ai kërkoi ishte krijimi i një rakete që do ta lëshonte atë 62 milje në ajër, atje ku atmosfera e Tokës takon hapësirën e jashtme. Është ende e paqartë natyra e incidentit që i mori jetën inxhinierit amator./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!