Atletico Madrid ka fituar me përmbysje 3-1 ndaj Villareal, duke marrë tri pikë të vyera që e ngjisin në vendin e tretë në renditje. Djemtë e Simeones pas këtij triumfi, parakalojnë Sevillan dhe Getafen.
Correa, Koke dhe Joao Felix, shënuan për Atletico Madridin, duke zhvlerësuar rrjetën e Paco Alcacer. Atletico arrin kuotën e 43 pikëve, 10 më pak se rivalët e Real Madridit në vendin e dytë.
Tashmë, vëmendja e “Los Colchoneros” është edhe në Champions League, aty ku duhet të ruajnë avantazhin 1-0 kundër Liverpool, por dhe në La Liga, pasi lufta për zonën Champions është më e ashpër se kurrë./abcnews.al