Një inspektor tatimesh mësohet se është proceduar penalisht në qytetin e Korçës, pasi dyshohet se ka kërkuar favore seksuale ndaj një vajze.
Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Korçës thonë për abcnews.al se po hetohet në gjendje të lirë inspektori i tatimeve me iniciale A.M.
Burimet për ABC News bëjnë me dije se inspektori i tatimeve, i ka kërkuar vajzës favore seksuale, në këmbim të punësimit.
Denoncimi në polici u bë nga vetë vajza, banuese në Korçë, dhe zyrtari i tatimeve u shoqërua nga policia, ndërkohë që prokuroria e rrethit të Korçës ka nisur hetimet e mëtejshme lidhur me rastin./abcnews.al