Italia ka hyrë në ditën e dytë të makthit nga Koronavirusi. 11 komuna të rajoneve të Lombardisë dhe Venetos në veri të Italisë, në të cilat jetojnë mbi 50 mijë banorë, janë izoluar.
Deri tani virusi ka vrarë tre shtetas italianë, një 78 vjeçar në Veneto dhe një 77 vjeçare në Lombardi, ndërsa viktima e fundit u raportua në Cremona.
Mediat italiane raportojnë se të paktën 3 persona kanë vdekur, ndërsa janë konfirmuar 152 persona të infektuar.
Ndërkohë që gjithë qytetarët italinë tashmë ndodhen në panik, ata kanë vrapuar të furnizohen me ushqime ndërsa supermarketet thuajse janë boshatisur.
Në 5 rajonet i infektuara, Emiglia Romagnia, Lazio, Lombardia, Piemonte, Veneto tashmë gjithçka është paralizuar.
Në këto rajone janë rezidentë edhe shumë shqiptarë por Ministria e Jashtme deklaroi sot se nuk është raportuar asnjë shqiptar i prekur nga Koronavirusi. /abcnews.al