Koronavirusi shumë afër, mjekët japin garanci, qytetarët: Nuk jemi kontrolluar

schedule18:13 - 23 Shkurt, 2020

schedule 18:13 - 23 Shkurt, 2020

Masat dhe numri i mjekëve në portet e vendit tonë mund të jenë shtuar, por kontrolle mjekësore të personave që hynë në Shqipëri rezultojnë të pjesshme. Shumë qytetarë që kanë mbrritur këtë mëngjes nga Brindizi në Vlorë thonë se nuk ka patur fare kontrolle për tu siguruar në janë prekur apo jo nga koronavirusi.

“Fare kontroll, asgjë, pa pikë kontrolli”, thoët një pasagjere.

Teksa qytetarët thonë se nuk janë vizituar mjeku Agron Bashllari mjaftohet vetëm me shpjegime teorike.

“Deri më sot nuk kemi patur raste të dyshuara. Puna vazhdon rutinë, pra bëhet evidentimi i të gjithë pasagjerëve, bashkëbisedohet me ta për të marrë të dhëna dhe atje ku e shikojnë të arsyeshme dhe anketim dhe termometrim me qëllim kapjen e cdo rasti të mundshëm”, shprehet ai.

Dhe në portin e Durrësit nga pamjet duket prezenca e një numri të shtuar mjekësh. Po nëse pyet pasagjerët që kanë mbërritur mëngjesin e së djelë nga Bari, pjesa më e madhe thonë se nuk janë vizituar fare nga bluzat e bardha.

Vetëm një prej tyre tregon se I matën temperaturën, ndërsa një tjetër sqaron se vetëm është intervistuar.

Edhe në portin e Durrësit mjekë njëlloj si në Vlorë mohojnë të ketë raste të dyshimita të të prekurve nga koronavirusi. Në fakt është po kaq e dyshimitë se si këta mjekë japin kaq shumë garaci kur një pjesë e udhëtarëve thonë me zë e figurë që nuk janë kontrolluar fare.

Një numër i shtuar mjekësh të pajisur dhe më mjete të posacme mbrojtëse nga koronavirusi janë vendosur dhe në doganat e tjera të vendit. Në Morinë ata ndalojnë automjetet dhe marrin në pyetje udhëtarët. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!