Mauro Icardi e nisi mirë aventurën te PSG dhe shënoi disa gola me vlerë, por, si për çdo sulmues, edhe për argjentinasin erdhi momenti i keq. “Thatësira” ndikoi që të humbasë postin e titullarit. Duelin kundër Borussia Dortmund në Champions, ndeshje që u fitua nga gjermanët me rezultatin 2-1, Icardi përfundoi në stol.
27-vjeçari nuk e priti aspak mirë vendimin e Thomas Tuchel, i cili zgjodhi treshen Di Maria-Neymar-Mbappe në sulm. Soccerlink raporton se lojtari i huazuar nga Interi filloi të godiste disa karrige në dhomat e zhveshjes për të nxjerrë zemërimin e tij.
Më pas nuk foli asnjë fjalë gjatë gjithë kohës dhe e ndoqi takimin në heshtje. Situata e tij është kthyer në një çështje dhe kampionët e Francës mund të vendosin për të mos paguar 70 milion euro tek Interi për blerjen e kartonit të tij. /abcnews.al