Timo Werner po zhvillon një sezon të jashtëzakonshëm në planin personal dhe është gati për t’u transferuar te Liverpool. Sulmuesi i Leipzig është një nga objektivat kryesorë të kampionëve të Europës dhe lojtari flet hapur në lidhje me këtë temë.
Në një prononcim për Sky Sport Germany, 23-vjeçari, i cili ka shënuar 27 gola këtë sezon në të gjitha kompeticionet, e cilëson Jurgen Klopp si trajneri më të mirë në botë dhe futbollin e tij ideal për karakteristikat që ka.
“Nga këndvështrimi im, Jurgen Klopp është trajneri më i mirë në botë. Shumë gjëra më bëjnë të besoj se stili im i lojës do të ishte perfekt për futbollin e tij. Liverpool është një nga klubet më të mëdha në Europë. Më bëhet qejfi për interesimin e tyre, por kanë lojtarë të mëdhenj në përbërje, më duhet të përmirësohem akoma“, thekson sulmuesi gjerman. /abcnews.al