Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO | Tre gola për tre pikët e radhës, ëndrra titull vazhdon për Lazion

schedule14:26 - 23 Shkurt, 2020

schedule 14:26 - 23 Shkurt, 2020

Lazio ia del edhe në Genoa dhe vazhdon ndjekjen e Juventusit. Skuadra bardhekaltër triumfoi 2-3 në fushën e një kundërshtari që kishte grumbulluar 8 pikë në katër ndeshjet e fundit. Sfida u zhbllokua shumë shpejt. Marusic tregoi cilësitë e bomberit në minutën e dytë, fitoi duelin përballë dy mbrojtësve të skuadrës vendase dhe dërgoi topin në rrjetë. Ciro Immobile nuk mund të mungonte dhe në realizoi në minutën e 51-të.

Goli i 27-të në kampionat për goleadorin më të mirë të Serie A për këtë sezon. Genoa u kthye në lojë gjashtë minuta më pas. Cassata shënoi një gol shumë të bukur, teksa me të njëjtën mënyrë u përgjigj Cataldi. Mesfushori i miqve shënoi nga goditja e dënimit në minutën e 71-të dhe u duk se ndeshja mori fund.

LEXO EDHE: VIDEO/ Immobile makineri golash, barazon rekordin e vitit 1959

Gjithsesi, vendasit shënuan edhe një gol në minutën e fundit të ndeshjes. Criscito mposhti Strakoshën nga pika e penalltisë, por nuk pati më kohë. Lazio mori tre pikët e radhës dhe vazhdon ëndrrën titull. 59 pikë numërojnë djemtë e Simone Inzaghit dhe renditen në vend të dytë me një pikë më pas se bardhezinjtë e Juventusit. Ndeshja e radhës është në “Olimpico” dhe Lazio do të ndeshet me Bologna për të tentuar suksesin e radhës. /abcnews.al

Genoa-Lazio 2-3
(Cassata 57′, Criscito (pen) 90′ / Marusic 2′, Immobile 51′, Cataldi 71′)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!