Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Haxhi Memolla u nda nga jeta sot në moshën 52 vjeçare si pasojë e infarktit. Ai ishte i zgjedhuri i PS në këtë bashki, kësisoj ngushëllimet e para vijnë nga kjo parti. Deputetja Blerina Gjylameti shkruan në facebook se Haxhi Memollën do ta mbajë mend si një njeri të mirë dhe të buzëqeshur.
Kujtojmë se Gjylameti vetëm pak kohë më parë humbi vëllain e saj në një aksident në tunelin Elbasan- Tiranë.
STATUSI I BLERINA GJYLAMETIT
Pa fjalë dhe e pabesueshme për ndarjen tënde nga jeta miku ynë. Një ikje pa rradhë që trondit kujtesën tonë dhe shton dhimbsurinë e çmueshme për jetën. Haxhi Memolla ishte dhe mbetet memoria e njeriut të mirë të cilin do ta mbaj mend përherë si në këtë foto, të buzqeshur. U prefsh në paqe!