VIDEO/ Çertifikatë për drejtues shkolle, nis trajnimi nga specialistët izraelit

schedule17:26 - 22 Shkurt, 2020

schedule 17:26 - 22 Shkurt, 2020

Tashmë për tu bërë drejtor shkolle duhet të trajnohesh dhe certifikohesh. Shkolla e drejtorëve ka hapur dyert dhe të parët që po marrin mësimet janë drejtues shkollash dhe aspirant për drejtor në Tiranë.

Nëse do të bëhesh lider nuk mund të qëndrosh pas dikujt tjetër. Kjo është filozofia e Koby Gutterman profesorit izraelit me përvojë 30 vjeçare në fushën e edukimit i cili përpara se të niste leksionet për drejtuesit e shkollave, aspirantët për drejtor dhe trajnuesit e tyre në Shqipëri riorganizoi auditoret e Fakultetit të Shkencave Sociale.

Ndryshimi i mentalitetit sipas Gutterman është çelësi i sukesit.

“Një drejtor i mirë duhet të bëjë ndryshimin. Por shumë shpesh reformat dështojnë. Kjo sepse njerëzit duan të bëjnë ndryshimin por në të njëjtën kohë ruajnë të njëjtat mendime, dhe kështu nuk funksionon”, tha ai.

Për të dretjuar një shkollë tashmë sipas ligjit për arsimin parauniversitar duhet të trajnohesh dhe certifikohesh. Shkolla e drejtorëve është çelur dhe prej nëntorit të vitit të shkuar po marrin mësime drejtues dhe aspirantë nga qyteti i Tiranës.


Në prill trajnimet do të vijojnë në Durrës, Elbasan për tu shtrirë në të gjithë vendin vitin e ri akademik. Programi është përgatitur nga specialitë të Avney Rosha Institut në Izrael.

“Mund të them dhe këtë, në të kaluarën jemi përpjekur që të marrim dhe njerëz nga ushtria për t’i bërë drejtorë shkollash për shkak të aftësive të tyre drejtuese. Dhe ne jemi të bindur se nëse ti mund të marrësh ushtarët në luftë dhe të fitosh luftën, gjithashtu mund të bëhesh dhe drejtor shkolle. Por me sa duket ndërkohë kemi kuptuar se të drejtosh një shkollë nuk është e njëjta gjë si të jesh në betejë apo të drejtosh një kompani. Pasi ne nuk po prodhojmë gjëra por po merremi me nxënës. Për këtë arsye drejtuesit duhet të jenë instruktorë, të njohin pedagogjinë, ata duhet të mësojnë se si të punojnë me mësuesit dhe t’i ndihmojnë aya që të rriten profesionalisht”, u shpreh ai.

Shkolla e Drejtorëve të Institucioneve te Arsimit Parauniversitar eshtë themeluar nga Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim dhe Ministria e Arsimit, Sporteve dhe Rinisë me qëllim për të mbështetur zhvillimit professional të drejtoërëve dhe aspirantëve për këtë pozicion. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!