Jonuz: Mirë që shënuam katër gola, por kemi shumë probleme individuale

schedule16:27 - 22 Shkurt, 2020

schedule 16:27 - 22 Shkurt, 2020

Trajneri i Vllaznisë, Mirsad Jonuz, ka folur për emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, pas fitores 4-0 kundër Luftëtarit. Edhe pse të tijtë dominuan në lojë e rezultat, trajneri i ekipit shkodran nuk ishte i kënaqur: “E rëndësishme është që kemi fituar, por dhe që shënuam katër gola. Janë shumë probleme që ne duhet t’i rregullojmë, kemi probleme si në sulm, ashtu dhe në mbrojtje. Nuk e kemi shumë mirë komunikimin në mbrojtje.

Problemi ishte se pasimet nuk ishin të sakta, dhe duhet të shënonim edhe më shumë gola. Ka pasur momente që nuk më kanë pëlqyer aspak. Kemi humbur shumë topa, duele, në futbollin profesionist nuk duhet një gjë e tillë.

Deri në minutën e 60-të, nuk patëm koordinimin e duhur. Ishte transformim i mbrojtjes dhe i sulmit, shumë i keq. Kemi pasur probleme edhe në mesfushë, gabime të shumta individuale, që nuk lejohen në futbollin profesionist.

Kemi ndeshjen tjetër me Skënderbeun, sigurisht që kartonët e Badullës dhe Adilit bëjnë që nuk të luajnë në ndeshjen tjetër, edhe Hygor. Kur mungojnë 2-3 futbollistë, janë të dukshme problemet dhe ndihen. Problemi është se ndonjëherë, lojtarët e mi nuk luajnë në të dy fazat. Duhet të kuptojnë se nuk luhet vetëm në sulm. Komunikimi mes sulmit dhe mbrojtjes, nuk ishte i mirë.

Me rëndësi ishin katër golat që shënuam, është momenti që kemi tre portierë dhe portieri që kishim sot në fushë, ishte shumë mirë. Kjo është një simbol i mirë. Katër gola duken shumë, por nuk jam i kënaqur për atë që dhamë në fushë”, tha Jonuz./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!