Një lajm i përhapur në mediat braziliane trishtoi të gjithë tifozët. “Adriano ka vdekur”, përflitej, por për fat të mirë nuk ishte e vërtetë. Ish-sulmuesi i Interit, Fiorentinës, Romës dhe Brazilit (ka shënuar 27 gola me kombëtaren).
38-vjeçari ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale, aty ku shkruan se ndodhet gjallë. “Jam gjallë njerëz, ndodhem në shtëpinë time“, komenton ish-bomberi potent.
Adriano kishte një talent të madhe dhe potencial të jashtëzakonshëm, por nuk ia doli kurrë të zhvillonte një karrierë siç e meritonte. Problemet e shumta jashtë fushe dhe abuzimet ndikuan që të mos shijonim kurrë Adrianon e vërtetë. /abcnews.al