Ish-deputeti i PD-së, Bardh Spahia ka reaguar pas mbledhjes së Task Forcës duke theksuar se situata e krijuar së fundmi në Itali është alarmante.
Spahia përmes një postimi në Facebook, i ka kërkuar ministres së Shëndetësisë të heqë dorë nga aktrimi dhe të merren masat për rrezikun që na kanoset.
Ndër të tjera ish deputeti në reagimin e tij shkruan se tashmë rreziku i prezencës së koronavirusit në Shqipëri është me eminent se kurrë.
Postimi plote:
Me koronavirus tek porta, Manastirliu vazhdon aktrimin.
Tashme jemi ne situaten qe koronavirusi ka prekur dhe po ben viktimat e para edhe ne Itali ( madje 5 te infektuar jane personel mjekesor) nje vend me te cilin kemi shkembime te shumta dhe levizje njerezish e mallrash. Kjo eshte nje situate tejet shqetesuese per qytetaret shqipetare dhe nje kembane alarmi per cdo profesionist te fushes por mesa duket nuk e prek aspak ministren Manasterliu. Ne mbledhjen e sotme te Task Forces ende flitet per forcime masash ne kufi per pasagjeret qe vijne nga vendet endemike, masa te cilat deri tani jane pothuaj inekzistente. Por me situaten ne shtetin fqinj koncepti i vendeve endemike bie totalisht. Nuk di cfare quan masa ne kufi ministrja por kurrsesi disa pyetje qe u behen udhetareve nga policet qe kane nje formular per ta plotesuar ne rast dyshimi, nuk jane masa. Nderkohe asnje transparence publike per mungesat thelbesore ne pajisjen e personelit shendetesor me mjete mbrojtese te posacme. Asnje fjale as per nje shqetesim madhor qe e kemi denoncuar qe ne fillim te perhapjes se koronavirus per mungesen e qendres se karantines qe mesa kuptohet nga reagimet e sotshme nuk qenka ngritur ende dhe askush nuk e di ku do ngrihet dhe a i ploteson kushtet per te qene e tille. Asnje mase informuese apo trajnim per personelin e sherbimit paresor per masat qe duhen marre dhe trajtimin e ndonje rasti te mundshem. Zonja ministre tashme rreziku i prezences se koronavirusit ne Shqiperi eshte me eminent se kurre. Nevojiten masa drastike e transparente, hiqni dore nga aktrimi. Koha e shfaqjeve ka mbaruar./abnews.al