Është zbardhur dinamika e ngjarjes që çoi në burg 43 vjeçarin Bilbil Hasani, i cili vrau vetën një ditë më parë në qelinë e burgut nr.313.
Siç raporton gazetarja Glidona Daci për abcnews.al, Bilbil Hasani është arrestuar në flagrancë në 9 dhjetor të vitit të shkuar pasi i kishte vjedhur një personi 15 200 lekë teksa udhëtonte me bashkëshorten në autobusin e Unazës.
Pas arrestimit, prokuroria e Tiranës ka kërkuar caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg”, gjë që është pranuar edhe nga gjykata.
Gjyqtari që ka vendosur “arrest me burg” ka qenë Ardian Kalia. Ndërkohë, pas zhvillimit të seancës paraprake është vendosur kalimi i çështjes për gjykim.
Ngjarja
Më datë 09 dhjetor 2019 Bilbil Hasani është arrestuar për veprën penale të vjedhjes.
Në orën 10:00 të datës 08 dhjetor, 43-vjeçari është kapur në flagrancë nga Policia e Patrullës së Përgjithshme, pasi A.Deda e ka kallëzuar Hasanin se i kishte vjedhur portofolin teksa ishin në autobuzin e linjës së Stacionit të Trenit.
Deda po shkonte tek Tregj Indstrial së bashku me bashkëshorten dhe teksa urbani ka qëndruar tek stacioni përball restorat “Durrësi”, shtetasi Bilbil Hasani ka futur dorën në xhepin e Dedës dhe ka vjedhur portofolin, brenda të cilit kishte 15.200 lekë dhe dokumenta të tjera.
Pasi ka konstatuar këtë fakt, Arjan Deda është vënë në ndjekje të autorit, i cili në vrap e sipër e ka hedhur portofolin dhe pak më tutje Bilbil Hasani është kapur në flagrancë nga Deda, i cili ka njoftuar policinë dhe në ndihmë i ka ardhur edhe një shtetas tjetër dhe e kanë mbajtur 43-vjeçarin derisa ka ardhur policia. Portofolin e ka marrë bashkëshortja e Dedës. /abcnews.al