Nicholas Todd Sutton iu dha dënimi me vdekje pas vrasjes së të burgosurit Carl Estep në 1985.
58-vjeçari dje ka ngrënë ushqimin e tij të fundit. Ai kur ishte 18 vjeç mbyti gjyshen e tij, përdhunoi një fëmijë dhe vrau dy meshkuj në 1979 shkruan International Businesses Times.
Vrasësi vendosi të vdiste në një karrige elektrike dhe jo me injeksione. Ai u burgos në vitin 1985 pasi shkaktoi vdekjen e një fëmije.
Sutton u ekzekutua në Institutin e Sigurisë në Nashville dhe u deklarua i vdekur në 19:30.
U raportua se kur e pyetën se cilat ishin fjalët e tij, i burgosuri 58-vjeçar në momentet e fundit të vdekjes falënderoi familjen e tij që u mundua aq shumë për t’i “shpëtuar” jetën.
Ai gjithashtu foli për parajsën, besimin dhe mirënjohjen e tij ndaj “Zotit”.
Sutton tha para ekzekutimit të tij se ai po parashikonte momentin se kur do të ishte pranë Zotit.
Zyrtarët zbuluan se Sutton kishte kërkuar nga familja e tij që të mos e vizitonin në burg gjatë ditëve të fundit. Media konfirmoi se të afërmit dhe të dashurit e Sutton nuk u panë askund gjatë ekzekutimit të tij./abcnews.al