Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Çupi: Pse Prokuroria mbyll çështjet e zyrtarëve të korruptuar dhe oligarkëve

schedule11:23 - 22 Shkurt, 2020

schedule 11:23 - 22 Shkurt, 2020

Në një deklaratë për mediat ish – deputetja e PD, Dhurata Çupi hodhi akuza ndaj qeverisë Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ndërsa u shpreh se Prokuroria e Tiranës po mbyll edhe çështjen e pishave të skaduara.

“PD dhe media kanë bërë publike dokumente të pakundërshtueshme. Prokuroria e Tiranës është kthyer në një vegël politike.

Bashkia e Veliajt gënjeu hapur fatura e hotelit e paguar nga “Fusha”. PD bëri publike dokumentet duke vërtetuar se Rama gënjente. Prokuroria e Tiranës po mbyll edhe çështjen e pishave të skaduara. Faktet janë hedhur në kosh nga Prokuroria duke rritur humbjen e besimit te qytetarët. Pse Prokuroria mbyll çështjet e zyrtarëve të korruptuar dhe oligarkëve. Paratë me korrupsion dhe tenderat pa garë është përgjigja pse Prokurori është e korruptuar. Vetëm vota e lirë do të siguropjë një qeverisje të drejtë”, tha Çupi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!