Alarm nga koronavirusi, mbyllen shkollat në Lombardi: Raste të reja në spital

schedule08:34 - 22 Shkurt, 2020

schedule 08:34 - 22 Shkurt, 2020

Italia është në alarm për përhapjen e koronavirusit, ka shkuar në 16 numri i të infektuarve në rajonin e Lombardi e Veneto. Mediat vendase raportojnë se për shkak të përhapjes së virusit janë mbyllur 11 shkolla në këto zona. Autoritetet italiane kanë vendosur mbylljen e shkollave në 10 komuna në Lombardi e në një komunë në Veneto.

Sipas mediave italiane një 77 vjeçar ka humbur jetën si pasojë e virusit vdekjeprurës ne spitalin e Venetos.

Ndërkohë një tjetër rast i infeksionit me koronavirus është regjistruar në Veneto.  Një 67-vjeçar nga Dolo, është shtruar në spital në kujdesin intensiv në Padova.

Mediat italiane shkruajnë se 67-vjeçari ishte në fillim në dhomën e urgjencës në Mirano, në Venecia dhe pas përkeqësimit u transferua në Padova.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!