Një ngjarje e rëndë tronditi Gjermaninë dy ditë më parë, një ekstremist i djathtë, ekzekutoi 9 persona, nënë e tij dhe më pas veten.
Ngjarja shokuese ndodhi në qytetin gjerman Hanau, pranë Frankfurtit. Autori i identifikuar si Tobias Rathjen la një letër dhe një video para se të qëllonte për vdekje 9 persona në dy bare. Viktimat ishin krysisht emigrantë dhe qëllimi i sulmit ishte për arsye rraciste.
Ndërkohë në mediat e huaja janë publikuar edhe pamjet, ku vërtetohet se ekstremisti ka qenë në një nga lokalet ku kreu sulmin.
Tobias Rathjen është fiksuar nga kamerat e sigurisë në lokal, 4 ditë para se të kryente një nga sulmet e tij pikërisht në këtë bar.
Nëntë viktimat e tij, ishin kryesisht emigrantë. Ndërsa trupi i autorit u gjet pranë nënës së tij të vdekur 72-vjeçare në orët e para të mëngjesit të së enjtes. /abcnews.al