Gigi Hadid, mund ta keni parë të sfilojë për marka luksoze, si Burberry apo The Row, por fillimi i karrierës për të s’ka qenë fare siç duket tani.
Gjatë intervistës së fundit për revistën i-D, 24-vjeçarja tha se fillimisht, asaj i është thënë hapur që nuk “ka trup” për pasarela, por do të ishte stilisti i famshëm ai që do t’i jepte një shans.
“Jean Paul Gaultier ishte stilisti i parë që më dha mundësinë të sfiloja në Parisë, në 2015-ën. Atë kohë, kisha ende probleme me karrierën time, sapo kisha përfunduar gjimnazin dhe kisha akoma një trup sportisteje volejbolli, por e doja shumë trupin tim. E dija sa shumë kisha punuar për t’i patur ato muskuj dhe forma…Më merr malli për to tani. Njerëzit, ishin shpesh të hidhur me mua dhe përpiqeshin të më thoshin se nuk kisha një trup për pasarela”, shkruan Yahoo.
Edhe pse pas sfilatës me Gaultier gjërat ndryshuan, Gigi thotë se shumë prej stilistëve me të cilët bashkëpunonte e vishnin me rroba që i “mbulonin” trupin.
Në 2016-ën, modelja pati probleme të rënda me gjendrën e tiroideve për shkak të ndryshimit drastik të metabolizmit. Qëllimi final ishte transformimi i trupit.
Gigi sot, po jeton ditët më të mira të karrierës, por ajo s’mendon se e ardhmja e saj është modelingu.
“S’e di, ndoshta një ditë kur të rritem dhe të kem familjen time…S’e di nëse do të jem gjithnjë modele. Jam me fat që jam në këtë fushë, është përmbushëse për mua. Njerëzit me të cilët punoj më bëjnë të lumtur, por kushedi. Ndoshta i kushtohem non-stop gatimit!”- vazhdoi ajo./abcnews.al