VIDEO/ Lënda e rrezikshme, prefekti i Vlorës: Tani çështja në duart e prokurorisë

schedule09:04 - 21 Shkurt, 2020

schedule 09:04 - 21 Shkurt, 2020

Policia e Vlorës ka vënë në pranga gjashtë persona të cilët akuzohen për futjen e një sasie të konsiderueshme mbetjesh të rrezikshme e të dëmshme për mjedisin dhe shëndetin e njeriut. Në kuadër të operacionit të koduar, “Amiant” është bërë i mundur sekuestrimi i tragetit “ST Damian” që transportonte mbetjet e rrezikshme, që vinin nga Italia në drejtim të portit të Vlorës me destinacion përfundimtar Shqipërinë.

Ndërkohë ditën e sotme është vendosur nga prokuroria bllokimi i tragetit deri përfundim të hetimeve për të përcaktuar llojin dhe sasinë e lëndës së rrezikshme. Prefekti i qarkut të Vlorës, Flamur Mamaj tha se “në bashkëpunim me policinë kufitare dhe autoritrtin portual kanë inspektuar tragetin ku  u gjeten mbetjet. Ai theksoi se po pritetet përfundimi i hetimeve për të saktësuar se për çfarë mbetjesh bëhet fjalë, rrezikshmërinë e tyre, etj. /abcnews.al
Lexo edhe: Rrezikshmëria si e armëve kimike, çfarë është lënda toksike që u sekuestrua sot në Vlorë
Çfarë u gjet në tragetin me “kancer” që mbërriti nga Italia