Organizata Botërore e Shëndetësisë shfaq një optimizëm të lehtë për sa i përket situatës së koronavirusit, por gjithësesi masat për parandalimin janë ende në fuqi. Pas vdekjes së një të moshuari kinez në një spital në Paris, 45 rastet e tjera me koronavirus në territorin europian nuk janë shqetësuese. Ndërsa shtetasit kinezë të vendosur në karantinë në Francë, Gjermani, Itali dhe Belgjikë po rikthehen në vendin e tyre
Edhe ekspertët e Bashkimit Europian si Xhozef Jansa, i cili drejton seksionin e inteligjencës epidemologjike kontinentale, pohojnë se rreziqet për një përhapje të mëtejshme të koronavirusit në kontinent janë shumë të ulëta njësoj si dhe rreziqet e një përhapjeje të virusit.
Por përplasjet ndodhin në fushën e informacionit, mes lindjes dhe perëndimit. Pas titullit të “Wall Streeet Journal”: “Kina është i sëmuri i vërtetë i Azisë” qeveria e Pekinit dëboi gazetarët e medias amerikane të cilët sipas saj kanë kritikuar padrejtësisht menaxhimin e krizës, madje i cilësoi gazetarët racistë. Të tre gazetarët duhet të largohen nga vendi brenda pesë ditësh. Ishte që nga koha e Mao Ce Dun që nuk merreshin masa të tilla.
Ndërkohë në Kinë ka më shumë të shëruar se sa raste të reja me të prekur nga virusi. Pra epidemia e koronavirusit është stabilizuar. Kjo është hera e parë që nga fillimi i krizës shëndetësore që ndodh një gjë e tillë. Por situata vijon të jetë e rëndë në Wuhan ku ka 50 mijë persona të prekur ndërsa viktimat janë mbi 2 mijë në të gjithë vendin./abcnews.al