Skandali te Barcelona, Messi: Jam i befasuar, ja çfarë na tha presidenti

schedule22:13 - 19 Shkurt, 2020

schedule 22:13 - 19 Shkurt, 2020

Barcelona nuk po gjen rehati dhe te katalanasit ka shpërthyer skandali i radhës. Thuhet se klubi ka paguar një kompani që të krijojë profile me mbi 65 mijë ndjekës, të cilët shprehin mesazhe pozitive për klubin dhe drejtuesit e tij, duke nisur nga presidenti Josep Bartomeu. Të njëjta profile sulmojnë emra si Messi, Pique dhe Guardiola.

Kjo gjë më pas dënohet nga ana e klubit, që nga ana tjetër vetë ka paguar për diçka të tillë. Gazetari, Achraf Ben Ayad raporton se janë lojtarët ata që duan shpjegime nga drejtuesit. Madje shumë prej tyre kanë kontaktuar dhe personalisht me Bartomeun. Presidenti mohoi çdo akuzë dhe pranoi se këto janë vetëm akuza false, me qëllim prishjen e imazhit të Barcelonës.

Sipas tij, asnjë lojtar, pjesëtar stafi, ish-lojtar, ish-trajner apo ish-president, nuk ka paguar asgjë për këto 13 biznese të vogla. Bartomeu gjithashtu pohoi se ai dhe klubi i tij, do t’i shkojnë deri në fund kësaj çështje, me qëllim mbrojtjen e imazhit të klubit.

Me shumë gjasa, kreu i katalanasve do të hedhë në gjyq ata që akuzuan klubin e tij dhe kjo çështje, pritet të ketë edhe zhvillime të tjera gjatë orëve të ardhshme. Një koment rreth kësaj çështje ka dhënë edhe Leo Messi. Ylli i Barcelonës nuk e fsheh befasinë e tij në një prononcim për Mundo Deportivo, por nuk dëshiron të nxitohet për të dalë në përfundime.

Jam befasuar nga ngjarja e fundit. Po udhëtoja dhe u informova mbi gjithçka pasi u ktheva në shtëpi. Presidenti Bartomeu na ka thënë të njëjtën gjë që shprehu në konferencën për shtyp. Na e ka shpjeguar situatën dhe unë nuk mund të them më shumë se kaq.

Më duket një situatë e çuditshme, të jem i sinqertë. Janë shprehur se kanë prova, kështu që do të na duhet të presim nëse është e vërtetë apo jo. Nuk mund të shprehem më shumë, të presim se si do të përfundojë kjo histori“, deklaron Leo Messi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!