Atalanta nuk ka ndërmend të ndalet dhe ka shënuar dy gola të tjerë kundër Valencias. Remo Freuler realizoi golin e tretë në minutën e 57-të. Zvicerani lëshoi një goditje fantastike me të djathtën dhe portieri mik nxorri për herë të tretë topin nga rrjeta.
Makthi i spanjollëve nuk mori fund dhe pesë minuta më pas e pësoi sërish. Holandezi Hateboer realizoi të dytin personal me një diagonale të saktë dhe vulosi “pokerin” e skuadrës së tij.
Në minutën e 66-të erdhi edhe goli i Valencias. Rusi Cheryshev, i cili kishte dy minuta që ishte futur në fushë, përfitoi nga një pasim i gabuar i Atalantës dhe mposhti Gollinin me një goditje diagonale. Një ndeshje madhështore e Atalantës që po insiston për të mbyllur çështjen e kualifikimit që në Itali. /abcnews.al