Babai i Gonzalo Higuain ka folur rreth së ardhmes së djalit të tij. Kontrata e sulmuesit me Juventusin përfundon në verën e vitit 2021 dhe e ardhmja mund të jetë në Argjentinë. Jorge Higuain deklaron për Tyc Sports se shpreson të shohë Pipitën te River Plate.
32-vjeçari ishte pjesë e “Millonarios” për tre sezone përpara se të transferohej te Real Madrid në vitin 2007. Në fund një koment për Cristiano Ronaldon dhe raportin e Gonzalos me yllin e Juventusit.
“Kritikat ndaj Gonzalos kanë qenë të pamëshirshme dhe jo konstruktive. Ai ka një kontratë me Juventusin, një klub i jashtëzakonshëm në të cilin ndihet mirë. Ka ndërmend të respektojë kontratën, më pas të shohim. Përgjithësisht, një lojtar argjentinas, i cili luan në Europë, dëshiron të mbyllë karrierën në shtëpi.
Do të më pëlqente të rikthehej te River Plate, por nuk do të jetë diçka e thjeshtë. CR7? Gonzalo dhe Cristiano e njohin njëri-tjetrin prej vitesh dhe gjithçka mes tyre është në rregull. Në tredhëmbëshin me Benzema dhe Ronaldon te Real Madrid, të tre ishin golashënuesit më të mirë. Përpara se të largohej nga Reali përfundoi në kritikat e mediave, prandaj u largua“, përfundon babai i sulmuesit. /abcnews.al