Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Përhapja e virusit, Bill Gates paralajmëron: Mund të kemi 10 milion vdekje

schedule19:10 - 19 Shkurt, 2020

schedule 19:10 - 19 Shkurt, 2020

Themeluesi i Microsoft, Bill Gate në fjalën e tij gjatë takimit të zhvilluar me Shoqatën Amerikane për Përparimin e Shkencës në Seattle u shpreh se rreziku i shkaktuar nga virusi vdekjeprurës është shumë i lartë.

Bill Gates ka paralajmëruar se koronavirusi në Afrikë mund të mposhtë shërbimet shëndetësore dhe mund të shkaktojë një pandemi që mund të shkaktojë 10 milion vdekje.

Tani ekziston frika se sëmundja mund të përhapet në Afrikë ku mund të shkaktojë një shpërthim të pakontrollueshëm, me shërbime shëndetësore të paafta për të monitoruar ose kontrolluar virusin.

“Dua të flas për një temë të veçantë, që është kjo epidemi e fundit e coronavirusit. Kjo është një sfidë e madhe, ne gjithmonë e kemi njohur potencialin për një sëmundje të pandemisë të shkaktuar natyrshëm, ose e shkaktuar me dashje, dhe kjo është një nga gjërat e pakta që mund të prish sistemet shëndetësore dhe ekonomitë dhe mund të shkaktojë më shumë se 10 milionë vdekje”, u shpreh Gates.

Gates tha që koronavirusi është më shqetësues sesa Ebola sepse edhe pse shkalla e vdekjes nuk është aq e lartë, ajo përhapet shumë më shpejt.

“Kjo mund të jetë e vërtetë, veçanërisht nëse përhapet në zona si Afrikë dhe disa vende tjera të Azisë, dhe kjo mund të jetë shumë më dramatike”. Ne jemi duke bërë gjithçka për të siguruar mjetet për të bërë diagnozën dhe për të siguruar vaksina, për të siguruar terapeutikë dhe shpresojmë ta përmbajnë këtë epidemi, por është potencialisht një situatë shumë e keqe. Ebola ishte e tmerrshme, por nuk është si një grip rrufeje”, tha më tej ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!