“Kosova dhe Shqipëra nuk duhet të kenë kufi”, Cakaj: Të gatshëm për ambasada të përbashkëta

schedule15:42 - 19 Shkurt, 2020

schedule 15:42 - 19 Shkurt, 2020

Ministri i jashtëm në detyrë, Gent Cakaj shprehu gadishmërinë për vendosjen e ambasadave të përbashkëta me Kosovën. Cakaj tha se Shqipëria dhe Kosova nuk duhet të kenë kufi midis tyre.

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj pëkrah idenë e heqjes së kufirit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

Pas takimit me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi ai ka thënë se Kosova gjithmonë ka qenë dhe do të mbetet pjesë e agjendës së jashtme të Shqipërisë.

“Do të shpreh gatishmërinë për vendosjen e ambasadave të përbashkëta për të krijuar një agjendë politike të përpunuar. Kosova dhe Shqipëria kanë një kufi simbolik dhe realisht nuk duhet të ketë fare një kufi dhe ne do të fillojmë punën menjëherë për qarkullimin e burimeve njerëzore”, tha Cakaj.

Ndërsa Presidenti Thaçi mbështeti idenë  Ministrit të Jashtëm Gent Cakaj.

“Ministri Cakaj i ka dhënë një dianikë të re kësaj fryme, këtij konsolidimi të shtetit të Kosovës”, tha Hashim Thaçi.

Cakaj gjatë vizitës në Prishtinë ka takuar edhe kryetaren e parlamentit të Kosovës Vjosa Osmanin dhe kryeministrin Albin Kurti.

Ndërsa pas takimit që zhvilloi me homologun e tij nga Kosova Glauk Konjufca, Cakaj tha se janë pajtuar që mbledhja e radhës ndërmjet dy qeverive do të bëhet në koordinim mes dy Ministrive të Jashtme. Ai propozoi nënshkrimin e dy marrëveshje fillestare.

“Të firmosim një marrëveshjë për ndarjen e shpenzimeve dhe detyrave në një fushatë për lobimin e njohje së Kosovës. Marrëveshja e dytë është marrëveshja për transmetimin e përvojave mes vendeve”, tha më tej Cakaj.

Konjufca u pyet nga gazetarët për akuzat që Vetëvendosje i kishte drejtuar Cakajt kur ky i fundit ishte emëruar ministër duke e quajtur tradhëtar.

“Ne përfaqësojmë shtet tona që janë produkt i luftës së kombit shqiptar për liri me dkada dhe shekuj dhe kjo nuk do të ndryshojë asnjërehë”, tha Ministri i Jashtëm i Kosovës”, Glauk Konjufca.

Gjithashtu u përmend fakti i përmirësimit të marrëdhënieve tregtare ndërmjet këtyre dy shteteve. Kjo ishte vizita e parë e Cakajt në Kosovë pas marrjes së ushtrimit të detyrës si Ministër i Jashtëm./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!