Askush si Etrit Berisha në Serie A, shifrat në 24 javët e kampionatit

schedule09:20 - 19 Shkurt, 2020

schedule 09:20 - 19 Shkurt, 2020

Etrit Berisha nuk ka çfarë bën i vetëm. Për javë të tëra ka mbajtur gjallë shpresat e SPAL, që ende mund të luftojë që të qëndrojë në Serie A. Portieri shqiptar ka qenë më i miri për skuadrën e tij dhe ka merita të padiskutueshme në grumbullimin e pikëve të deritanishme.

Berisha është portieri që ka arritur të bëjë më së shumti pritje në Serie A gjatë 24 javëve të para të kampionatit. Plot 102 pritje ka regjistruar portieri shqiptar, që duhet të vazhdojë me paraqitjet e mira deri në fund të sezonit, për të dalë me kokën lart dhe për të pasur oferta nga klubet e Serie A.

SPAL do të duhet të rregullohet në mbrojtje, aty ku është gabuar shumë dhe Berisha është detyruar ta nxjerrë topin nga rrjeta 42 herë. Jo për fajin e tij. /abcnews.al