Komisioni i Sigursië këtë të mërkurë do të nisë me shqyrtimin e aktit normativ për paketën anti KÇK, i cili pritet që të marrë një dritë jeshile. Gazetarja Esiona Konomi raporton për ABC News se ndryshe nga ligjet e tjera komisionet parlamentare ose e rrëzojnë se e miratjnë nuk kanë mundësi të bëjnë ndryshime apo modifikime në këtë ligj i cili është futur menjëherë në fuqi.
“U bënë 19 ditë nga dita e sotme ku operacioni Forca e Ligjit po zhvillon në të gjithë shqipërinë mbi këtë akt normativ që ne e kemi njohur si Anti KÇK. Ky akt normativ që ka fuqinë e ligjit dhe ka hyrë menjëherë në fuqi duhet që brenda 45 ditësh të marrë në emër të parlamentit ndëryshe çdo gjë që është bërë në emër të tij zhbëhet. Ndryshe nga ligjet e tjera komisionet parlamentare ose e rrëzojnë se e miratojnë nuk kanë mundësi të bëjnë ndryshime apo modifikime. Kuvendi ose jep një karton të kuq ose jeshil. Nuk presim surpriza pasi dhe opozita parlamentare nuk është përcaktuese, nuk ka shprehur kundërshti për këtë akt normativ dhe duket se mazhoranca do e udhëheqë këtë për ta çuar në sencë parlamentare”, tha gazetarja e ABC News.
Ndër të tjera, gazetarja e abcnews.al bën me dije se në komisionin e sigurisë pritet që disa deputetë të opozitës parlamentare të shprehin rezerva që lidhen me faktin se policia bëhet një supër polici duke marrë edhe kopetencat që ka ka pasur prokuroria dhe ministri i Brendshëm bëhet i fuqishëm duke futur nën ombrellën e tij edhe prokurorë të posaçëm apo prokurorin e Përgjithshmë, por nga e gjithë kjo pritet që akti normativ të marrë një votë jeshile.
Ndërkohë që pritet që te presidenti i Republikës mund të ketë një qëndrim të ndryshëm dhe ai mund të rrezikojë 45 ditët nëse e rikthen për shqyrtim, përveç aktit normativ në kuvend janë edhe pesë l;igje të tjerë që do të përdoren për të plotësuar paketën Anti KÇK./abcnews.al