Dëmtimet dhe virozat “armiku”, Egbo dhe Sormani janë të shqetësuar

schedule08:41 - 19 Shkurt, 2020

schedule 08:41 - 19 Shkurt, 2020

Tirana dhe Partizani kanë dy ndeshje të rëndësishme këtë javë. Bardheblutë e drejtuar nga Emanuel Egbo luajnë në “Air Albania Stadium” kundër Kukësit të vendit të parë dhe virozat janë një problem në ekipin kryeqytetas.

Janë katër lojtarë që kanë pasur probleme shëndetësore këto ditë. Michael Ngoo është njëri prej tyre dhe anglezin nuk po e kalon për herë të parë një gjendje të tillë. Me virozë kanë qenë edhe Grent Halili, Mario Morina dhe Edon Hasani.

Stafi mjekësor pret përmirësimin e tyre dhe besohet se ata do të jenë të gatshëm për ndeshjen e së premtes me Kukësin. Sigurisht kjo gjendje shëndetësore i pengon ata të stërviten dhe rrjedhimisht edhe për të qenë në formën më të mirë.

 

PARTIZANI – Eneo Bitri nuk do të jetë në dispozicion të trajnerin Adolfo Sormani për të takimin e fundjavës me Bylisin. Beratasi ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë dhe mungesa e tij bëhet shqetësuese, kur shikon se as Deian Boldor akoma nuk është gati.

Rumuni po stërvitet, por ende nuk mund ta zhvillojë një seancë të plotë. Shpresohet që ai të jetë gati për të shtunën. Së fundmi ka shqetësuar edhe braziliani William Cordiero, i cili ka ndjerë një lodhje muskulore dhe nuk po merr ngarkesë të plotë, që të jetë në dispozicion të stafit teknik për ndeshjen kundër Bylisit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!