Ekspertja e ekonomisë, Suzana Guxholli nga ABC-ja e Mëngjesit këtë të mërkurë me enkel Demin është shprehur se qeveria tashmë duhet të jetë e vëmendshme për të bërë të mundur menaxhimine mirë të parave.
Ne fjalën e sa Guxholli ka theksuar se konferenca e donatorëve ishte një aktivitet i suksesshëm nga BE për të mbledhur fonde për të ndihmuar shqiptarët e dëmtuar, por nuk është kaq ë ethjeshtë dhe e bukur sa duket nga jashtë.
“Gati 80 % nga e cilë janë kredi pjesa tjetër është donacion, Evropa me këtë e tregoi se na pranon si shqipëtare dhe na tregoi se kur ne trokasim të na hapi dyert për negociatat ajo nuk e ka bërë këtë pasi ne akoma nuk i kemi përmbushur kriteret e duhura. Evropa me këtë gadishmëri tregoi se na konsideron dhe na ndihmoi por nuk na dha para që ti marrim dhe ti fusim në xhëp. Ne nuk jemi të parët që organizojmë konferencë pasi ka marrë dhe Bosnja, Serbi, ku jaë grumbulluar dhe mbi 2 miliardë lekë, pasi të mblidhen të gjithë vendet e botës është normale që do të arrihet të mblidhet një shumë e tillë. Por nga ana tjetër më bëri përshtupje struktura e ofertës së është më shumë në formën e kredisë dhe jo grant”, tha Guxholli.
Ndër të tjerë përballë gazetarit Enkel Demi, ekspertja Guxholli është shprehur se kjo është më shumë kredi sesa grant, aty kishte më shumë donacione që për ta përfituar duhet që patjetër të prezantosh projektin që në këtë rast është një pikë ku duhet të përqëndrohet.
“Po të shikojmë të gjithë vlerësimet, gjithë organizatat dhe shoqatat që merren me shëndetin e ekonomisë, politikës, etj na kanë listuar ndër vendet e fundit. Ne jemi vendi me të ardhurat më të ulëta më të ulëta në Evropë, ne jemi vendi që kemi nivelin më të lartë të korrupsionit në Evropë, ne kemi berë një imazh shumë negativ, qeveria nuk ka tregues besueshmërie. Në momentin që populli ynë ishte në vështirësi BE ju gjend pranë. Paratë e dhënë prej tyre duhet që të menaxhohen me kujdes nga qeveria”, eshte shprehur ekspertja.
Gjithashtu ekspertja ka theksuar se është më mirë që qeveria tashmë të ngrejë këmbanat e alarmit për të parë se si do ta menaxhojë këtë situatë, pasi të gjesh para është e vështirë si në formë kredie ose grant. Ne nuk po bëjmë djallin por thjesht po themi të vërtetën pas njërëzit duhet ta dinë këtë gjë./abcnews.al