Dayot Upamecano është pjesë e Leipzig prej vitit 2017 dhe po zhvillon paraqitje shumë të mirë me skuadrën gjermane. Mbrojtësi 21-vjeçar është ndër lojtarët më të kërkuar në merkato. Bayern Munchen, Barcelona dhe Arsenal.
Kampionët e Spanjës janë gati të paguajnë klauzolën prej 60 milion eurosh për francezin, të cilin e shohin si zëvendësuesin e Samuel Umtiti për sezonin e ardhshëm. Katalanasja Sport tregon edhe vetë dëshirën e lojtarit, i cili shpreson të vazhdojë karrierën në “Camp Nou”.
“Disa klube interesohen për mua. Do të bisedoj me agjentin dhe prindërit e mi në fund të sezonit dhe do të marr vendimin më të mirë”, shprehet Upamecano rreth së ardhmes së tij për RMC Sports, duke konfirmuar në këtë mënyrë largimin nga Leipzig në verë. /abcnews.al