Kaos te Barcelona. Media e njohur iberike, Cadena Ser, lëshoi bombën pak orë më parë, duke thënë se Barcelona i ka një milion euro borxh 13 bizneseve të vogla (rrjeteve sociale). Gjithashtu, Cadena Ser pranoi se ka një dosje me 36 faqe, që janë provë për akuzat e tyre.
I menjëhershëm ishte reagimi i presidentit të Barcelonës, i cili mohoi çdo akuzë dhe pranoi se këto janë vetëm akuza false, me qëllim prishjen e imazhit të Barcelonës. Sipas tij, asnjë lojtar, pjesëtar stafi, ish-lojtar, ish-trajner apo ish-president, nuk ka paguar asgjë për këto 13 biznese të vogla.
Bartomeu gjithashtu pohoi se ai dhe klubi i tij, do t’i shkojnë deri në fund kësaj çështje, me qëllim mbrojtjen e imazhit të klubit. Me shumë gjasa, kreu i katalanasve do të hedhë në gjyq ata që akuzuan klubin e tij dhe kjo çështje, pritet të ketë edhe zhvillime të tjera gjatë orëve të ardhshme./abcnews.al