Greqi, lideri i opozitës sulmon Tsipras

schedule11:56 - 8 Shkurt, 2018

schedule 11:56 - 8 Shkurt, 2018

Opozita greke akuzon kryeministrin Aleksis Tispras se po mundohet të fshehë miratimin masave shtrënguese dhe lëshimet në politikën e jashtme me zbulimin e aferës korruptive te Novartis. Në këtë skandal janë përfshirë disa ministra dhe ish-kryeministri, Antonis Samaras.

Në një sulm personal për kryeministrin grek Aleksis Tsipras lidhur me çështjen e aferës korrupsitve “Novartis”, lideri i opozitës “Demokracia e Re” Kyriakos Mitsotakis lëshoi akuza të rënda. Ai nënvizon se shefi i qeverisë po e çojnë Greqinë në një rrugë shumë të rrezikshme. “Ashtu siç na ka treguar historia e këtij vendi, institucionet demokrate janë më të fuqishme se ata që kërkojnë t’i anashkalojnë. Sundimi i ligjit gjithnjë mbizotëron mbi gjendjen e thellë dhe unë jam absolutisht i sigurt se kjo do të ndodhë edhe një here”, tha ai.

Sipas Mitsotakis, qeveria po kërkon të shpërqëndrojë opinionin public “nga memorandum i katërt dhe masat e reja shtrënguese që janë firmosur tashmë, larg nga jeta e përditshme e qytetarëve që vështirësohet çdo ditë e më shumë, larg nga lëshimet në çështjet e politikës së jashtëme dhe veçanërisht zgjidhjen me Shkupin, e cila kundërshtohet nga shumica e grekëve”. “Qeveria po përpiqet të shpëtojë veten duke bërë gjënë e vetme që e di mirë, domethënë shpifje ndaj kundërshtarëve të saj politikë dhe ndarjes së qytetarëve”, tha ai duke akuzuar Tsipras se përdor metoda që shkatërrojnë sundimin e ligjit.

Duke kërkuar që të hidhet  dritë e plotë në rastin e “Novartis”, kreu i “Demokracisë së Re” tha se Cipras është i rrezikshëm, jo vetëm për ekonominë dhe çështjet e politikës së jashtme, por edhe për ligjshmërinë demokratike dhe pavarësinë e institucioneve. Ndëkrohë, reagimi i Mitsotakis vjen pasi prokurorët po hetojnë një skemë korrupsioni ku është e përfshirë kompania farmaceutike zvicerane Novartis. Kompania në fjalë akuzohet se u ka paguar ryshfete politikanëve më të lartë të shtetit helen për të përfituar caktimin e çmimeve të medikamenteve. Prokurorët dyshojnë se kjo aferë mund t’i ketë shkaktuar shtetit grek dëme që arrijnë në disa miliarda euro, duke ndikuar edhe në krizën e rëndë financiare. Veprimet ilegale thuhet të jenë bërë në periudhën 2006-2015. Në këtë skandal mendohet se janë përfshirë shumë ministra si dhe ish-kryeministri Antonis Samaras./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!