Edhe 3 muaj hetime për Adriatik Llallën

schedule10:28 - 18 Shtator, 2019

schedule 10:28 - 18 Shtator, 2019

Ish-kryeprokurorit të përgjithshëm Adriatik Llalla do ti zgjaten edhe me 3 muaj afatet hetimore. Burime nga organi i akuzës konfirmojë se shkak për zgjatje është bërë nevoja për të vazhduar me mbledhjen e provave dhe kryerjen e veprimeve të  tjera procedurale.

Prokuroria e Krimeve të Rënda do të kërkoj zgjatje të afateve hetimore edhe me 3 muaj për ish-Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla. Burime nga organi i akuzës konfirmoje se edhe pse ka një jave kohe nga mbyllja e hetimeve, Prokuroia do të kërkojë shtyje sërish hetimet për shkak të nevojës për të vazhduar me mbledhjen e provave dhe kryerjen e veprimeve  të tjera procedurale.

Llalla e ka kundërshtuar  më herët zgjatjen e afateve hetimore, kërkesë kjo që u rrëzuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Për ish- kryeprokurorin nisën hetimet në mars të vitit të kaluar, për akuzat e “fshehjes se pasurisë”, “mosdeklarimin e të hollave në kufi”, “pastrim parash” dhe “shpërdorim të detyrës”.Në korrik 2018, Gjykata e Krimeve të Rënda, me kërkesë të prokurorisë sekuestroi pronat e ish-Prokurorit të Përgjithshëm. Llallës iu sekuestrua pasuria me vlerë një miliardë lekë.

Një apartament banimi në Durrës dhe mijëra katrorë tokë arë në Tiranë. Pavarësisht betejës së hapur që ka me drejtësinë shqiptare, Llalla nga ana tjetër, ka punësuar dy lobistë me qëllim që të largohet nga lista e personave të padëshiruar, i shpallur nga Shtetet e Bashkuar të Amerikës. Llalla ka qenë etiketuar shumë nga ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Donald Lu, si i përfshirë në korrupsion.

Ish-kryeprokurori i ka hedhur poshtë në mënyrë kategorike akuzat, ndërsa pretendimet e Lu-së i ka quajtur veprime tinëzare dhe të pabazuara duke shtuar se ai po bën rolin e gjykatësit dhe të prokurorit./ABC News Albania 24/7