Një aksident ka ndodhur këtë të hënë në Tiranë, tek bulevardi i ri i në Yzberisht ku një makinë ka tentuar që të shtypë 2 persona.
Burime për ABC News kanë njoftuar se një kalimtar i rastësishëm ka mbrojtur nënën me fëmijën duke dalë vetë para makinës.
Policia ka njoftuar se bëhet fjalë për 2 persona të moshës 29 dhe 25 vjeç, të cilet kanë mbetur të plagosur e që më pas janë transportuar me urgjencë në Spital.
Sipas informacionit paraprak të dhënë nga policia njoftohet se ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi që ka shkaktuar këtë aksident, menjëherë pas përplasjes, ka braktisur makinën, dhe është larguar nga vendi i ngjarjes por forcat e komisaritit nr. 6 kanë bërë të mundur shoqërimin e tij.
Ndërkohë që policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vazhdon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes ka dhënë informacionin paraprak.
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 19:10, në ” Yzberisht” , në rrugën “Kadri Rroshi”, shtetasi SH.K, 39 vjeç, banues në Fushë Prezë, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti ka dalë në tortuar ku dhe ka goditur dy kalimtarë të rastit, shtetasin M.B 29 vjeç dhe shtetasen F.C 25 vjeçe , të dy jashtë rrezikut për jetën
Drejtuesi i mjetit pas aksidentit ka braktisur mjetit dhe është larguar por pas kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë Rrugore dhe të Komisariatit të Policisë nr 6 është shoqëruar për veprime të mëtejshme në ambientet e Komisariatit.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /abcnews.al