Katër shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane me akuzën se kanë grabitur dhe rrahur një italian të moshuar.
Mediat e huaja shkruajnë se ngjarja ndodhi në zonën e Lignanos në Itali, ku pre e dhunimit ka rënë 85-vjeçari Giuseppe Sparta.
Shqiptarët, Taulant Frroku, 30 vjeç, Zef Haxhia, 29 vjeç, Vuka Aviljam 28 vjeç dhe Eugen Gjonaj 26 vjeç janë arrestuar disa orë pas u pas ngjarjes.
85-vjeçari ka marrë plagë të shumta dhe një frakturë në brinjë, për këtë arsye ai ka përfunduar edhe në spital.